Me buzëkuq dhe penel, biznesmeni shqiptar thyen tabutë duke u shfaqur i grimuar/ Foto

Biznesmeni i njohur shqiptar dhe shumë i komentuar në media, Elton Ilirjani i ka befasuar të gjithë me foton e fundit të publikuar në Instagram pasi pothuajse nuk njihet.

Ilirjani shfaqet i lyer me makjazh teksa mban në qafë e duar rruaza perlash.

Biznesmeni njofton se sot feston përvjetorin e 7 të kompanisë së tij. “Diversiteti është thelbi i biznesit tonë.

Të gjithë janë të ndryshëm dhe plot ngjyra”, shkruan Ilirjani krah fotos së realizuar nga Fadil Berisha.

Biznesmeni u bë shumë i njohur në media vitin e kaluar kur deklaroi publikisht orientimin e tij se.ksual.

Ilirjani ka treguar se familja e kishte marrë vesh orientimin e tij se.ksual nga një letër.

“Unë simpatizoja dikë dhe i nisa një letër. Ajo letër u bë bujë dhe e morën vesh të gjithë, edhe familja ime. Pas atij momentin babi im më pyeti: Çishte ajo letër? Dhe i tregova se ishte për dikë që kam simpati.

Ai u trondit, nuk iu bë qejfi sigurisht dhe më tha: Kjo që ke nisur të bësh është zgjedhja më e vështirë në Shqipëri. Mamaja e kishte më të vështirë ta pranonte, nuk më ka thënë kurrë asgjë, por unë e ndjeja.

Kushërira ime në fshat Brunilda ka qenë mbështetje e madhe dhe kur rrija me të isha krejtësisht i qetë”, ka treguar biznesmeni.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...