GAZETARI ZBULON PRAPASKENAT: ALEATI I BASHËS ËSHTË TAKUAR ME BUSHATIN TE ROGNER, E DUAN KRYEMINISTËR

Gazetari Vladimir Lame është shprehur mbrëmjen e sotme se opozita i ka paraqitur diplomatit të BE, Bernd Borchardt emrin e deputetit të PS, Ditmir Bushati për kryeministër.

I ftuar në emisionin ‘360 Gradë’, gazetari ka treguar se fillimisht Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim 90 minutsh me Ditmir Bushatin, dhe më pas emrin e ish-ministrit ia ka paraqitur ambasadorit të BE Bernd Borchardt.

Pjesë nga biseda:

Lame: Në takimin e Ambasadorit të BE-së, Bernd Borchardt tek Rogner me përfaqësuesit e opozitës është përmendur emri i zotit Bushati apo jo?

Gaba: Jo nuk është përmendur emri me sa mbaj mend unë.

Lame: Unë kam qenë i pranishëm aty. Para takimit të partive opozitre me Borchardt, Mediu ka pasur një takim rreth 90 minuta me zotin Bushati. Në atë tryezë ku ju keni qenë dhe keni mbajtur shënime,

Mediu i ka paraqitur emrin e Bushatit, zotit Borchardt. Ju keni qenë në atë ambjent e keni dëgjuar dhe më vjen keq që e mohoni.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...