Në studion e Ermal Mamaqit ishte ftuar një ndër mikeshat e tij më të mira, këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata.
Ndryshe nga rrëfimet e mëparshme, Elvana zgjodhi që pjesën e parë të intervistës ta realizojë në ambientet e brendshme të shtëpisë së saj, të cilën tha se e kishte arreduar vetë.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ishte mbipërdorimi i ngjyrës së bardhë, e cila mesa duket është ndër të preferuarat e artistes së dashur, ndonëse në prezantimet e saj skenike ajo është gjithmonë një kamelon i vërtetë.
Këngëtarja simpatike mundi t’u shpëtojë as pyetjeve tunduese për ndarjen nga kantautori Flori Mumajesi “Gjithë çfarë ndjej është vetëm mirënjohje dhe do të jetë një mirënjohje që nuk do të ndryshojë asnjëherë deri në fund të jetës sime”, -ka thënë ajo.
Kujtojmë se marrëdhënia e tyre e ngushtë u shkëput 2 vite më parë kur Elvana filloi rrugëtimin e saj jashtë vendit.