Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ishte mbrëmë i ftuar në emisionin në “Kurthin e Piter Pan”. Aty, ai u vendos përballë pyetjeve të fëmijëve, ku njëri prej tyre e pyeti për faktin që Loriku ka derdhur lot për gjyshin e tij.
“Unë kam parë në televizion që ti ke thënë ‘unë kamë qarë vetë për gjyshin’. Çfarë është një gjë që ta ka thënë gjyshi që të ka mbetur në zemër dhe në mendje?”, e pyet një fëmijë.
“Në fakt kam gënjyer sepse nuk kam qarë vetëm për gjyshin. Qaj shpesh, jo çdo ditë. Kam qarë kur më ka lindur djali, kur jemi kualifikuar me Shqipërinë në Kampionatin Europian, kurse për gjyshin kam qarë se kam qenë shumë i lidhur me gjyshërit dhe kur ka ndërruar jetë, pastaj kam qarë shumë”, u tregua Cana i sinqertë para fëmijëve.