Një fansi i çmendur i kir.urgjisë plastike ka shkuar në eks.trem. Ai ka bërë një ndërhyrje që të bëjë muskuj të rremë në bark, kjo për tu dukur si një mashkull i palestruar.

Pangpaparn Ounvilai, 24 vjeç, nga Tajlanda ka bërë një procedurë të çuditshme kozmetike që përfshin liposuction për të hequr yndyrën nga pjesët e stomakut, që më pas zbulon linjat natyrore të barkut.

Ounvilai ka pasur edhe disa ope.racione në të kaluarën dhe tashmë shpenzoi 3 mijë paund për të rritur muskujt e stomakut sepse stërvitja nuk mund t’i jepte atij trupin që donte.

Eksperti kir.urg Atittayapa Photiya zbuloi fotografi që tregonin z. Ounvilai gjatë dhe para operacionit. Përpara operacionit një foto tregon kir.urgun që vizaton muskujt e barkut, ndërsa një tjetër imazh e tregon atë në tryezën e operacionit me objekte në trupin e tij.