Tregim i lashtë për katër qirinjtë: Ndajeni një minutë për ta lexuar, nuk do të pendoheni

Në hapësirë ngadalë po digjeshin katër qirij. Ishte qetësi gati krejtësisht e plotë dhe mund të dëgjohej biseda e tyre.

Qiriu i parë: Unë jam QETËSIA – njerëzit nuk po ia dalin të më ruajnë, mendoj se do të fikem.” Dhe menjëherë u fik.

Qiriu i dytë tha: “Unë jam BESIMI – për fat të keq, shumë njerëz mendojnë se nuk ju duhem, nuk ka kuptim të digjem edhe më tej.” Sa po i tha këto fjalë, fryu një fllad i lehtë dhe e fiku.

Qiriu i tretë foli me pikëllim: “Unë jam DASHURIA – nuk kam më forcë, njerëzit shpesh më harrojnë dhe më vënë mënjanë. Madja harrojnë t’i duan edhe më të afërmit”, dhe po atë çast u fik.

Pas pak në dhomë hyri një fëmijë. “Ç’është kështu? Duhet të digjeni deri në fund”, tha ai, dhe filloi të qajë.

Atëherë u dëgjua zëri i qiriut të katërt: “Mos ke frikë, deri sa jam unë ndezur, do të mund t’i ndezim edhe qirinjtë tjerë. Unë jam ShPRESA.”

Me shkëlqim në zy, djali e mori qiriun e “shpresës” dhe i ndezi qirinjtë tjerë.

Flaka e shpresë gjithmonë duhet të rrahë në zemrën tuaj, në mënyrë që secili prej nesh ta ruajë qetësinë, besimin e dashurinë.

Marjan Ndershtiqaj, me ekipin drejt fitores më 11 Maj, çdo hap më afër realizimit të vizionit për Shkodrën tonë

Me ekipin drejt fitores më 11 Maj, çdo hap më afër realizimit të vizionit për Shkodrën tonë më të fortë dhe më të zhvilluar. #PS🌹 #PërShkodrën...

AKU Shkodër bllokon vezë të pasigurta/Haderi: U gjobitën 2 subjekte

Pas marrjes së informacionit për një alert në lidhje me situatën e influencës aviare Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Shkodër, ka realizuar monitorime në disa...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME