Ja pse fëmijët e lindur në Maj janë të veçantë

Janë udhëheqës të lindur:

Njerëzit e lindur në maj shfaqin që fëmijë prirjen për të qenë liderë: janë të shkathët, strategë, ambiciozë, dhe të zgjuar. Që në vegjëli u pëlqen të kenë rolin e organizatorit në lojë apo aktivitete shkollore, nuk i tremben skenës apo debatit. Disa mund të pajtohen me faktin se të lindurit e majit mund të jenë mjaft dominues, por të gjitha këto cilësi përbëjnë një udhëheqës të madh.

Janë shumë optimistë:

Nuk na besoni? Sipas studiuesve në Britaninë e Madhe, foshnjet e lindura në mars, prill dhe maj janë shumë pozitivë dhe shumë optimistë. Ata janë lloji që sheh “gjysmën e gotës plot” dhe gjejnë zgjidhje në çdo situatë. Pozitiviteti është një tipar që zakonisht gjendet në shumicën e foshnjave të lindur në maj. dhe kur rriten ata janë shumë optimistë dhe me mendime pozitive.

Janë shumë të ndjeshëm:

Nëse keni nevojë për dikë që t’ju qëndrojë pranë, t’ju mbështesë, një vesh që t’ju dëgjojë apo një shpatull ku të qani, dijeni se të lindurit në maj do të jenë atje për ju dhe për këdo që ka nevojë. Kanë një botë shpirtërore shumë të pasur, preken lehtë dhe i përjetojnë shumë situatat e ndryshme, me të cilat përballen në jetë.

Nuk kanë frikë nga asgjë dhe u shkojnë gjërave deri në fund:

Fëmijët e lindur në maj nuk kanë frikë nga asgjë. Ata janë gjithmonë në kërkim të mundësive të reja, dhe në çastin kur vendosin sytë mbi diçka, ata nuk do të ndalen para asgjëje për të marrë atë që duan. Pavarësisht shenjës që kqnë, Demi apo Binjakët, ata zotërojnë shpirtin e një lu.ftëtari. Kjo gjë do i ndihmojë të arrijnë gjëra të mëdha në të ardhmen.

Janë të paduruar:

Kreativiteti i kombinuar me guximin sjell më pas lindjen e padurimit. Pra jo të gjitha foshnjat e majit janë përherë të buzëqeshur pasi ata janë të padurueshëm nga natyra sepse e dinë saktësisht se çfarë duan dhe si ta marrin. Janë njerëz që duan t’i fitojnë gjërat vetë, pa pritur që ta bëjë dikush tjetër për ta./Living

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...