Horoskopi mujor nga Paolo Fox, ja shenjat me FAT gjatë muajit MAJ…

DASHI: Saturni s’duhet ta bllokojë kurrsesi zhvillimin tuaj. Në këtë periudhë do të vini re një ndryshim të madh krahasuar me vitin e kaluar. Shumë nga kërkesat tuaja janë pranuar. Maji do të nisë si jo më mirë, sepse Mërkuri dhe Venusi do të futen në shenjën tuaj zodiakale, por do t’u bashkohet edhe Marsi me Jupiterin më vonë. Mundësi të mira për të fituar më shumë të ardhura. Gjithçka varet nga vullneti juaj.

Do të çliroheni nga një barrë e madhe gjatë kësaj periudhe të bukur. Kushtet për të nisur një projekt të ri janë më se të favorshme. S’e keni aspak në karakter të dorëzoheni. Rreth datës 7 do të merrni një lajm të mirë. Gjysma e dytë e majit s’do të jetë kaq aktive, prandaj shmangini debatet rreth datës 22, sidomos me eprorët apo bashkëpunëtorët. Mendohuni dy herë para se t’i jepni fund diçkaje.

Dashuria është sërish protagoniste në jetën tuaj. Marrëdhëniet që kanë lindur në fund të prillit janë shumë të rëndësishme. Të gjithë planetët do të jenë në favorin tuaj më datë 2. Bëhuni gati të merrni një mesazh të veçantë, por edhe vetë ju mund të bëni një deklaratë dashurie duke shprehur ndjenjat tuaja. Ndonjëherë, duhet të ndaleni e të mendoni se çfarë po përjetoni dhe të dëgjoni zemrën.

Saturni ju këshillon të mos rrezikoni shumë në fushën sentimentale. Shumë herë, keni humbur kohë më kot duke i bërë vend në jetën tuaj një personi negativ që ju keni dashur ta ndryshoni. Por tani duhet të tregoheni më dashamirës ndaj vetes. Nuk jeni më në gjendje të vështirë si në fillimet e vitit. Gjendja do të përmirësohet pas datës 21. Fundi i muajit është periudha e përsosur për të nisur trajtimet e ndryshme estetike.

DEMI: Maji do të jetë një ndër muajt më të nxehtë të vitit. Vetë yjet nuk sjellin fat e sukses, por tregojnë periudhat me ulje-ngritjet e tyre. Ja pse gjithçka varet nga vullneti juaj. Ata që presin nënshkrimin e një kontrate apo të shesin diçka, do të marrin lajme të mira. Personat që janë larguar padrejtësisht nga puna para disa vjetësh, më në fund do të marrin kompensimin që u takon.

Pas kaq shumë pengesash, tani keni mundësi të rimëkëmbeni. Falë Diellit, Uranit dhe Venusit që kalojnë në shenjën tuaj më datë 15, do të merrni gjithçka që jua kanë marrë më parë. Zgjidhje të reja në horizont. Kjo do të jetë një periudhë shumë krijuese për artistët. Me gjasë, do të ngrini zërin nëse nuk do të merrni çka meritoni. Dhjetë ditët e para të majit bëjnë ndryshimin. Të lindurve në shenjën e Demit s’para u pëlqen t’u vënë kushte, por nuk mund të bëni sipas kokës suaj.

Pas një pauze më se të justifikuar, për shkak të tensionit dhe përgjegjësive në aspektin profesional, tani do t’i riktheheni dashurisë. Maji është muaj interesant për ata që duan të bashkëjetojnë apo të martohen. Ata që janë dashuruar me një person që është i lidhur me dikë tjetër prej kohësh, do të marrin një përgjigje përfundimtare. Mjafton të bëni pak durim. Nëse keni kaluar një problem familjar, gjithçka do të marrë udhën e duhur tashmë. Nuk do ta keni të vështirë të gjeni dikë nëse jeni të vetmuar prej kohësh. Priten takime të reja, por ju tregoheni gjithnjë të matur.

Yjet favorizojnë shumë çiftet që duan të bëhen me fëmijë. Prania e Mërkurit në datat 6 dhe 21 është e shkëlqyer. Nga data 6 deri më 21 janë të favorizuara edhe kurat e ndryshme. Kjo është periudha e vendimeve të rëndësishme. Ndiheni më të fortë fizikisht dhe jeni gati të reagoni ndaj gjithçkaje. Marsi favorizon një periudhë pushimi pas datës 16, sidomos një udhëtim të këndshëm.

BINJAKËT: Marsi vazhdon kalimin transitor në shenjën tuaj, por ai do të përballet edhe me Jupiterin që, si gjithmonë, ju hap probleme. Personat që punojnë prej kohësh në një kompani, do të ndihen të fyer dhe të keqtrajtuar. A ju leverdis të çoni gjithçka në djall? Në periudha të pasigurta është më mirë të mbani çka keni për momentin. Nëse prej një viti keni nisur një eksperiment, ka ardhur koha të vlerësoni nëse ia vlen vërtet. Studentët janë në pritje të shumë përgjigjeve.

Dy javët e para të majit janë të favorshme për të krijuar kontakte të reja që do t’ju ndihmojnë në punë. Mos iu kundërvini askujt! Disa nga ju do të pranojnë disa kushte për të bërë përpara, ndonëse s’ju pëlqejnë. Ndryshon puna për ata që kanë një aktivitet privat. Këtë vit duhet të bëni durim, sepse do të shpërbleheni më në fund. Probleme në raportet tuaja me të lindurit në shenjën e Peshqve dhe të Shigjetarit.

Marrëdhëniet e konsoliduara nuk tronditen aspak, madje pikërisht në çaste të vështira, ju kuptoni se sa të rëndësishëm jeni për njëri-tjetrin. Periudha më e vështirë ka kaluar. Në fakt, gjatë prillit janë vënë në provë shumë marrëdhënie. Ato që mbijetuan, po vazhdojnë një rrugëtim më të qetë. Personat që janë ndarë prej pak kohësh, s’kanë dëshirë të lidhen sërish, ngaqë gjithçka u duket mbytëse. Në këtë mënyrë, po çoni kohën dëm duke ndenjur me njerëz të gabuar.

Një fazë më e mirë do të nisë pas datës 21. Lajme të mira në lidhje me punën tuaj. Shtrëngoni dhëmbët e bëni përpara! Mos i besoni dikujt që muajt e fundit ju ka mashtruar me ëmbëlsinë e tij/e saj! Nervozizmi mbizotëron në karakterin tuaj. S’keni pushuar për asnjë çast që nga fillimi i vitit dhe më shumë probleme keni me personat që ju rrethojnë. E gjitha kjo ju streson. Bëni kujdes me ushqimet që të shmangni problemet me tretjen dhe mëlçinë! Rimëkëmbja psikofizike fillon pas datës 21.

GAFORRJA: Maji do të ngjasojë shumë me shkurtin, prandaj ndalni për një çast e mendoni se ç’ka ndodhur në fillim të vitit. Nëse keni kaluar një krizë apo një problem në punë që ka ndikuar edhe në jetën private, përgatituni të përballeni me pengesat e vërteta. Dëshira për t’i bërë gjërat me kokën tuaj, për t’u ndarë nga të tjerët që janë përpjekur disi të kushtëzojnë jetën tuaj profesionale, është shumë e madhe.

Merrini gjërat shtruar, sepse duhet ta keni vënë re se gjithçka thoni këto kohët e fundit, hap probleme të mëdha. Duhet të merrni një vendim. Ose shtrëngoni dhëmbët e bëni përpara, ose jepini fund me të gjithë e me gjithçka. Tekefundit, viti 2019 duhet të jetë viti i komunikimit, jo i pakënaqësive. Nëse dikush vendos t’ju ndihmojë duke ju dhënë para hua, vlerësojeni mirë situatën, sepse mund të fshihet diçka tjetër pas. Në familje mund të lindin konflikte nëse fëmijët s’duan të ndjekin rrugën e prindërve apo nëse shpenzimet për shtëpinë shtohen më tepër për diçka që s’është planifikuar.

Sfera e ndjenjave është paksa e trazuar që prej fillimit të vitit. Çiftet që kanë debatuar vazhdojnë të kenë konflikte, edhe pse kanë bërë ndonjë armëpushim herë pas here. E megjithatë, ky s’është një vit zhgënjimesh. Në këtë periudhë, për ju ka përparësi puna dhe studimet. Dashuria kalon në plan të dytë. Por, edhe pse disa nga ju kanë një histori të shkëlqyer dashurie, ju nuk përqendroheni dhe kërkoni kënaqësi tjetërkund. Marrëdhënie të vështira me personat e lindur në shenjën e Dashit, Bricjapit dhe Peshores.

Bëni shumë kujdes dy javët e para të majit, sepse do të karakterizohen nga konfliktet. Datat 27 dhe 31 janë shumë të mira. Marsi dhuron pasion, sidomos më datë 16. Gjendja juaj fizike është vënë në provë që prej disa muajsh. Merrni mjekime natyrale dhe përpiquni të merreni me një aktivitet sportiv. Bëni diçka për të qetësuar mendjen. Të mos harrojmë se ju jeni ëndërrimtarë, por lodheni shumë duke vrarë mendjen për çështje pune, prandaj ndiheni të lodhur mendërisht dhe në jetën e përditshme.

LUANI: Ky do të jetë një muaj i rëndësishëm, sidomos gjatë gjysmës së parë. Nëse do të nënshkruani një marrëveshje pune, bëjeni menjëherë, që më datë 2. Periudha maj-qershor do të jetë e favorshme në aspektin profesional; nuk i druheni më asgjëje. Luani, shpeshherë, kur angazhohet, është i aftë t’i bindë të gjithë për aftësitë që ka. Por, ndonjëherë, këto zhvillime të mëdha profesionale s’varen vetëm nga vullneti juaj. Duhet të prisni kontratat e reja apo të mbaroni provimet. Pikërisht ju që e urreni faktin që të tjerët t’ju gjykojnë, prisni një konfirmim nga dikush për një projekt. Lodhja do të ndihet disi rreth datës 17. Mos iu kundërvini eprorëve tuaj për ndonjë parim që as nuk ia vlen të debatoni! Nëse prisni një emërim apo të shpërbleheni për aftësitë tuaja të vërteta, do të arrini rezultate të shkëlqyera brenda disa muajsh.

Në dashuri ndiqni instinktin pa gabuar dhe këtë e thotë Venusi, që falë kombinimit me Mërkurin, dhuron një javë të parë të majit plot pasion. Nëse partnerët tuaj jetojnë larg, ka ardhur koha që t’i shkurtoni këto distanca. Ata që sapo janë njohur nuk duhet të heqin dorë. Raportet më intriguese do t’i krijoni me të lindurit në shenjat e zjarrit. Nëse keni dy histori, duhet të merrni një vendim. Kini kujdes në datat 17, 24 dhe 25! Gjatë qershorit do të debatoni me dikë, që, sipas gjykimit tuaj, nuk ju kushton vëmendjen që meritoni. Maji do të jetë muaj interesant. Do të bëni shumë përpara nëse do të mbani në kontroll stresin dhe nervozizmin. Gjysma e parë e muajit do të jetë më e mirë. Mos harroni që për ju ky do të jetë viti i transformimit dhe i ndryshimeve radikale, sepse Jupiteri është ende në favorin tuaj.

VIRGJËRESHA: Ky do të jetë muaji i rimëkëmbjes, sidomos nëse keni lënë çështje pezull që lidhen me punën. Personat që kanë role të rëndësishme, brenda tre muajsh duhet të paraqesin kushtet për të vazhduar, megjithatë shumë nga ju janë përballur me pengesa të mëdha për shkak të të cilave kanë shkëputur edhe marrëdhëniet me kolegët. Do të shpërbleheni, por vetëm në fund të vitit. Ata që do të nisin një projekt të ri, ndihen më të qetë pas dy muajve të mbushur me pasiguri dhe nervozizëm. Madje, do të merrni edhe miratimin e dikujt që më parë është përpjekur t’ju pengojë. Energji të mëdha, sidomos rreth datës 15. Takime të rëndësishme pune rreth datës 22. Bëni kurajë, edhe pse duhet të mbani në kontroll çështjet ligjore dhe financiare.

Dashuria rikthehet fitimtare këtë periudhë. Madje edhe zemrat e vetmuara do të njihen me njerëz shumë specialë nëse do të frekuentojnë vendet e duhura në datat 6 dhe 21. Gjysma e dytë e majit do të jetë më interesante. Shumë nga ju kanë debatuar me partnerët, për shkak të mungesës së tyre në familje, por probleme të tilla ndreqen shumë shpejt. Çiftet që janë ndarë këto dy vitet e fundit, do t’u japin fund armiqësive dhe do të mirëkuptohen. Keni shumë nevojë për gjëra të vogla, për një gjest dhembshurie, një mendim romantik apo një përkëdhelje. Zakonisht, ju s’e shikoni dashurinë si një burim pasioni dhe emocionesh. Partnerët e vënë re këtë, sidomos ata që kanë shumë vjet bashkë. Periudhë e favorshme për personat që duan të bëhen me fëmijë. Angazhimet e mëdha dhe përpjekjet për të bërë përpara, sjellin rezultate të shkëlqyera, por edhe vështirësi në aspektin fizik. Nervozizmi do të shtohet. Shumë prej jush vuajnë nga dhembjet e kokës apo probleme të vogla që duhet t’i zgjidhin me anë të jogës. Pushim i detyrueshëm, si për shembull, më datë 7 apo në ditët e fundit të muajit.

PESHORJA: Gjërat do të shkojnë më mirë pasi të keni kaluar javën e parë të muajit. Në këtë periudhë do të bëni zgjedhje të rëndësishme profesionale. Do të flisni më lirisht në lidhje me një kontratë të re. Zgjidhini me kujdes të gjitha projektet në punë. Në periudhën maj-korrik firmosni marrëveshje, për të qenë më të sigurt, gjatë gjysmës së dytë të vitit, e cila do të jetë më “luftarake”. Ju mund të përcaktoni rolin që dëshironi të keni në një kompani apo nëse doni të vazhdoni aty. Disa presin një telefonatë të rëndësishme dhe për këtë arsye detyroheni të punoni gjithnjë me kohë të pjesshme. Dëshira dhe vullneti rikthehen më datë 21. Datat më interesante janë 24 dhe 25.

Yjet do të hapin horizonte të reja për ju pas datës 15. Sigurisht që edhe në çift përjetoni tensione, që, në fakt, i përcillni nga puna ose vetë ju ndiheni shumë të lodhur. Nëse keni një lidhje shumëvjeçare, ndryshoni diçka. Është e rëndësishme të flisni me qetësi. Nëse mendoni se partneri s’po vepron drejt, mos e mbani përbrenda, por thojani. Do të ndiheni mirë po qe se edhe personat përkrah jush do të jenë po kaq të sinqertë sa ju. Nëse jeni lënduar nga ndonjë tradhti e vogël, edhe mund të falni, gjë që pas dhjetorit s’do ta bëni dot. Parashikohen udhëtime ose transferime për arsye pune. Lodhja fizike fillon të ndihet. Datat 2 dhe 3 do të jenë të vështira, përpiquni të mbani gjithçka në kontroll. Keni dhembje koke të vazhdueshme, duhet të pini më shumë ujë. Do ta merrni veten pas datës 21, periudhë kur duhet të bëni edhe kontrolle te dentisti apo të trajtoheni për një problem që e keni lënë pas dore. Pak qetësi s’do t’ju bënte keq.

AKREPI: Maji dhe qershori janë muajt gjatë të cilëve dikush nga ju do të hedhë një hap të rëndësishëm, sidomos ata që prej kohësh ushtrojnë të njëjtin aktivitet dhe tani do të ndryshojnë kryekëput gjithçka. Fati i ka ndihmuar shumë të lindurit në këtë shenjë. Ky s’është muaji i duhur për të ndjekur ideale të paarritshme. Tregohuni më të hapur ndaj bisedimeve, por jo shumë tolerantë. Nëse keni aktivitet privat, do të vendosni ta mbyllni dhe të nisni gjithçka nga e para. Shitjet, marrëveshjet, projektet e reja do të ecin me hapa të ngadaltë. Kjo periudhë do të jetë e lodhshme, por mos u shkurajoni! Lajmet e mira do të vijnë shumë shpejt, prandaj duhet t’i merrni në dorë frerët e fatit tuaj. Do të përballeni me një pasiguri nëse gjendeni para dy alternativave. Do t’i keni idetë më të qarta në fund të muajit.

Është e pashmangshme që në një çast kaq të rëndësishëm, vendimtar për jetën tuaj profesionale dhe personale, të mos ketë luhatje edhe në fushën e ndjenjave. Me gjasë, do t’i jepni fund një lidhjeje që nuk ju jep më asgjë. Mosmarrëveshjet me një ish-partner/e janë plotësisht të pandreqshme, sidomos nëse mendoni se ju detyrohet shumë. Bëni shumë kujdes të premten e datës 17. Ka mundësi që lidhja juaj të vihet në provë. Nëse jeni prindër, përpiquni të mos e ngrini shumë zërin apo të nervozoheni. Veprimet tuaja gjatë kësaj periudhe janë shumë të drejtpërdrejta. Një familjari juaj do të përballet me një problem që e shqetëson prej kohësh. Në maj duhet të bëni kujdes, jo se yjet janë kundër jush, por planetët nuk ndikojnë aspak për mirë. Kjo vlen si për shëndetin fizik, edhe në jetën e përditshme. Shmangni ndryshimet e mëdha të temperaturave dhe mos hani ushqime të skuqura! Mos e vini në provë fizikun tuaj! Tri javët e fundit do të sjellin vonesa profesionale, gjë që do t’ju irritojë shumë. Mbani në kontroll inflamacionet apo problemet e lëkurës.

SHIGJETARI: Ka ardhur koha të nënshkruani marrëveshje të ndryshme e të diskutoni për biznes. Gjatë dy muajve të fundit jeni përballur me vonesa. Shumë nga ju kanë pranuar bashkëpunime që s’i kanë dashur aspak apo kanë punuar me një grup njerëzish që s’janë treguar mirënjohës. Ju nuk jeni nga ata njerëz që luten për t’i arritur gjërat që duan, prandaj kërkoni gjithmonë drejtësi. Shumë persona do të rrezikojnë edhe punën që kanë për diçka të re. Aventurat janë pika juaj e dobët, ja pse rutina dhe gjërat e mërzitshme janë armiket kryesore. Periudha më e mirë është java e parë e muajit, por më frytdhënëse në aspektin financiar do të jenë datat 13-19.

Dashuria dhe familja kanë kaluar në plan të parë në jetën e Shigjetarëve. Maji është muaji i përgjigjeve pozitive. Ata që kanë vendosur të ndahen tani, ndihen më pak të tensionuar, sepse mendojnë se kanë bërë zgjedhjen e duhur. Këto janë ditët më të përshtatshme për çiftet që duan të bëhen me fëmijë. Martesat dhe bashkëjetesat janë të favorizuara në periudhën maj-korrik. Edhe pse disa nga ju janë të vetmuar prej kohësh, nuk përjashtohet mundësia e një takimi emocionues. Venusi favorizon datën 15. Zemra do të rrahë fort në dy javët e dyta të muajit. Sensualiteti juaj është në kulm dhe personat që do të përjetojnë aventura, pa u përfshirë shumë, do të kenë plot mundësi. Duhet të kaloni një stres psikologjik, dhe këtë herë jo për shkak të problemeve shëndetësore, por për shkak të ritmit të çmendur me të cilin jetoni. Do të ndiheni në formë të shkëlqyer fizike më datë 2, por mos i nënvlerësoni problemet në datat 27 dhe 28, sidomos nëse kanë lidhje me këmbët. Mos harroni se kontakti me natyrën është gjithnjë çlodhës për Shigjetarët! Shumë shpejt ju pret një udhëtim i bukur.

BRICJAPI: Ky është muaj i rëndësishëm për t’i shpallur luftë një armiku, për të nisur një projekt të ri që e keni pasur në mendje prej kohësh. Keni kaluar një krizë vitin e kaluar, por tani, pas një viti, i keni idetë më të qarta dhe mund t’ia nisni nga e para. Ju sugjeroj të provoni gjëra të reja, jo me projekte të vjetra që për një arsye nuk janë realizuar. Mërkuri do të nisë një kalim shumë të bukur më datë 6. Deri në datën 21, do të keni mundësi shumë të mira për t’u hedhur në sulm. Gjysma e dytë e muajit do të sjellë diçka më shumë. Me përjashtim të disa vonesave, gjithçka do të shkojë mirë. Studentët që kanë provime, të shfrytëzojnë datat 15 dhe 31.

Shmangini debatet në çift gjatë fillimit të majit. Disa ditë rezultojnë të zjarrta, sidomos rreth datës 9. Çiftet e lidhura prej vitesh, duhet të provojnë gjëra të reja. Jo se mungon dashuria, por janë të angazhuar shumë me punën dhe fëmijët. Nuk gaboni nëse planifikoni ndonjë pushim të paparashikuar rreth datës 21. Pesë ditët e fundit të muajit janë idealet për ata që shpresojnë në rikthimin e një dashurie të vjetër. Muaj i rëndësishëm edhe për personat që po planifikojnë martesën, sidomos ata që po e zvarritin lidhjen e tyre zyrtare prej kohësh. Mos kini frikë nga ndryshimet e mëdha! Venusi ju ndihmon të keni një formë fizike të shkëlqyer. Tensione të panevojshme në datat 29 dhe 31 për shkak të Marsit, prandaj ju këshilloj t’i shmangni konfliktet. Ndonjëherë mbani mbi shpatulla më shumë nga ç’duhet dhe të tjerët përfitojnë nga vullneti juaj i mirë, por sidomos nga droja që keni për të thënë çka mendoni.

UJORI: Keni probleme me paratë apo një kontratë të lënë pezull? Bëni kujdes, sepse mund të bllokoheni plotësisht nga data 6 deri më datë 21. Fundi i muajit do të jetë më i favorshëm. Nuk do të bini dakord menjëherë me një sërë vendimesh financiare drejt jush ose ju vetë do ta ngrini zërin më shumë për të dalë nga një situatë që nuk ju shkon për shtat. Ose do të pranojnë kushtet tuaja, ose do të ndryshoni gjithçka. Do të bëni një zgjedhje të rëndësishme që do të ndikojë shumë në jetën tuaj. Investimet janë më të sigurta se vitin e kaluar falë ndikimit pozitiv të Jupiterit. Data më e favorshme është 21. Hëna do të kalojë në shenjën tuaj më datë 24. Këtë vit do të tregoheni më të vendosur se kurrë.

Fusha e ndjenjave do të jetë disi kritike gjatë majit, por kjo s’do të thotë se do të ndaheni apo se keni pasiguri. Çiftet në krizë që prej fillimit të vitit janë më të rrezikuara. Me gjasë, puna ju ha më shumë kohë nga sa duhet dhe, më datë 16, do t’ju shqetësojë një problem që s’e prisnit. Mos u joshni nga të tretë! Udhëtimet profesionale janë shumë frytdhënëse, por kini kujdes mos ju largojnë nga dashuria! Të rinjtë do të kalojnë nga një lidhje te tjetra, sepse kjo është periudhë aventurash. Nëse do të diskutoni për një çështje të rëndësishme, ju këshilloj datën 24, falë ndikimit të shkëlqyer të Diellit, Mërkurit dhe Hënës. Takime fatlume në fund të muajit. Edhe pse gjysma e dytë e muajit do të jetë e lodhshme, s’do të mungojë energjia dhe dëshira për të zgjidhur çdo vështirësi. Dielli dhe Mërkuri ju favorizojnë në të njëjtën datë, 21 dhe në datën 24 do t’u bashkohet edhe Hëna. Pra, dhjetë ditët e fundit të muajit janë më se të përsosura për të rikuperuar energjitë psikofizike.

PESHQIT: Ju këshillojmë që planet dhe projektet më të rëndësishme t’i shtyni gjatë gjysmës së dytë të 2019-s. E kam përmendur edhe më parë se ky është viti i përgatitjeve, preludi i një 2020-e ku ju do të jeni protagonistët. Më në fund, yjet fillojnë të bëjnë diçka për ju. Do të merrni lajme të mira nëse jeni në kërkim të një shtëpie. Nëse nuk ndiheni rehat brenda grupit tuaj profesional apo ka ndodhur diçka e pakëndshme, mos u shqetësoni, sepse mund t’ia nisni sërish nga e para. Tani nuk keni më nevojë për shumë bashkëpunëtorë. Në datat 6-15 do të paraqiten mundësi të mira. Bashkëpunoni me njerëz që ju vlerësojnë. Fitore të vogla mes rivalësh. Nëse keni një propozim për të bërë, veproni sa më shpejt.

Dashuria do të zgjohet gjatë gjysmës së dytë të muajit. Çiftet që s’kanë qëndrueshmëri, duhet të bëjnë një marrëveshje afatshkurtër. Ata që kanë vendosur të divorcohen, mund të hapin gjyq, por asgjë nuk do të zgjidhet deri në fund të vitit. Çështje ligjore të lëna pezull, tension në aspektin profesional dhe atë të ndjenjave. Për këtë arsye duhet të çliroheni nga e shkuara që ju rëndon si barrë mbi supe. Diçka po ndryshon në jetën tuaj. Nëse doni të konfirmoni dashurinë, maji është muaji i duhur. Mos u izoloni, sepse pikërisht tani keni nevojë të flisni dhe t’i shprehni më mirë ndjenjat tuaja. Datat 22, 23, 27 dhe 28 janë ditë provash të mëdha në fushën e ndjenjave. Marsi s’do të ketë më ndikim armiqësor në shenjën tuaj pas datës 16. Mos e refuzoni ndihmën e një dietologu, sepse kohët e fundit e keni tepruar shumë. Terapitë do të funksionojnë. Mos prisni që yjet të bëjnë mrekulli, por gjatë kësaj periudhe të favorshme mund të takoni njerëzit e duhur që do t’ju ndihmojnë të zgjidhni disa problematika të hershme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...