Bleona: Jam gati të bëhem nënë, më duhet një mashkull i fortë

Ndonëse është një femër joshëse dhe e guximshme, Bleona nuk e ka gjetur ende djalin e ëndrrave.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “N’drrimi i natës”, ku gjatë intervistës ka folur edhe për jetën private.

Ajo tha se dëshiron të bëhet nënë.

Bleona tha:

Jam shumë e gatshme të kem fëmijë, gjithmonë. Për mua është arsyeja pse ne femrat kemi ardhur në tokë. Është qëllimi jonë kryesor, pastaj këto të tjerat vijnë më vonë. Të jesh nënë nuk është punë. Unë qesh ndonjëherë kur i shoh njerëzit nëpër Instagram dhe thonë “Jam mama”.

Jo, jo, të jesh mama është puna jote. Pra ti për këtë punë ke ardhur në tokë, ti për këtë punë ekziston, që të jesh mama. Arsyeja pse ti je këtu. Të kesh fëmijë është gjëja më e bukur që ka dhënë Zoti”

Nga ana tjetër, ajo ka zbuluar se për çfarë ka nevojë më së shumti për momentin.

Bleona shtoi:

Kam nevojë për dashurinë e një mashkulli të fortë që të më tregojë me të vërtetë cfarë është dashuria e burrit, por të më lërë hapësirën që të ndricoj dhe që të jetë baba i denjë për fëmijët e mi”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...