ËSHTË NDARË NGA YOUNG ZERKA? FLET RONELA HAJATI: KEMI VENDOSUR TË…

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë një ndër dyshet më të përfolura të mediave rozë.

Ata ndonëse në shumë evente, intervista apo revista fotografoheshin bashkë, kurrë nuk e pranuan se janë në një lidhje.

Mirëpo, së fundmi është përfolur se dyshja është ndarë dhe për këtë ka reaguar sot vetë këngëtarja.

E ftuar në “E Diell”, Ronela e cilëson lidhjen me Young Zerkën si një telenovelë ku aktorët nuk e dinë sesi mund të përfundojnë.

“Beautiful ka zgjatur me vite të tëra, ndaj sa më shumë ta zgjasim këtë histori, aq më shumë lekë marrim nga reklamat”, tha këngëtarja.

Ajo theksoi se në kuadër të “telenovelës” kanë vendosur të vazhdojnë kështu edhe 5 vite të tjera, ndërkohë që shtoi se nuk jo domosdoshmërisht do të kenë një fund të lumtur.

“Nuk i dihet çfarë ndodh deri në fund se varet dhe nga regjisori. Me rëndësi është që unë po e shijoj telenovelën sepse jam aktore shumë e mirë”, deklaroi këngëtarja, duke na lënë të kuptojmë se ajo dhe Young Zerka nuk janë ndarë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...