Mbi Pesë Mije Karrige Në Qendër Të Qytetit. Çfarë Do Të Ndodhë?

Është përgatitur skena me 5 000 karrige në sheshin para portës së kalasë ku do të zhvillohet manifestimi gjigand “Bashkia që duam” Pas kandidatit për kryetar bashkie në Shkodër, kryeministri Edi Rama prezanton nesër kandidatin e Elbasanit, Gledian Llatja.

Kandidati Gledian Llatja është mjaft i njohur dhe ka një cv të pasur. Pasi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e lindjes, Elbasanit në 1999, vazhdoi studimet e larta ku u diplomua në vitin 2003 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2004 morri titullin “Avokat” pranë Shkollës Kombëtare të Avokatisë.

Në vitin 2009 diplomohet në Master për Administrim Publik në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, me programin e Universitetit të Nebraskës, Sh.B.A. Po këtë vit diplomohet në degën Financë pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Elbasanit. Nga viti 2015 është doktorant pranë Institutit të Studimeve Evropiane.

Glediani nuk është personazhi tipik i cili rëndom katapultohet në vendin tonë nga bankat e shkollës, pa mbaruar studimet e larta drejt e në Parlament, apo pozicione drejtuese, rruga e tij është mjaft e gjatë.

Në Elbasan, ai ka mjaft popullaritet të cilin e ka fituar me tipin e veçantë që ka. Punët e tij ndër vite janë të shumta. Jurist dhe ndihmës inspektor në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kur ishte fare i ri, i sapodiplomuar, më vonë jurist (specialist) në Drejtorinë Juridike në Ministrinë e Mbrojtjes, prej vitit 2005 e deri në vitin 2013, përgjegjës në Sektorin e Kontratave pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), prej vitit 2014 deri në vitin 2017, pozicion drejtues në Drejtorinë Juridike po te e njëjta Agjenci, ku gjatë së njëjtës përiudhë ka mbajtur pozicionin e zëvendës Drejtuesit Ekzekutiv.

Prej tetorit të vitit 2017 e deri vonë Glediani ka mbajtur postin e Drejtuesit të Kabinetit pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, post të cilin vazhdoi ta ushtronte deri në emërimin e tij disa muaj më parë si Prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Ende nuk dihen kandidatët që ai do ketë përballë, pasi PD dhe aleatët nuk do hyjnë në zgjedhje.

TE TJERA