“Doli vetëm për të ngrënë rrush”/ Ikonomi akuzohet për vjedhje kënge

Këngëtari i grupit polifonik të Lapardhasë, Nazif Çela ka akuzuar për mosrespektim të të drejtave të autorit këngëtaren Mariza Ikonomi, duke pretenduar se kjo e fundit e ka përdorur këngën e tij pa leje dhe se ia ka prezantuar publikut si të sajën.

I ftuar të mërkurën në emisionin “Vizioni i Pasdites”, kompozitori dhe këngëtari i afro 90 këngëve tha se Ikonomi i ka vjedhur konkretisht këngën “S’të kam harruar”.

“Mariza Ikonomi këngën që ka kënduar, e ka marrë siç e kam kënduar unë në album. Nuk i ka hequr asnjë presje, vetëm muzikën ka futur dhe ka dalë tek ai vreshti për të ngrënë rrush, jo për të kënduar. Atë këngë e kisha bërë unë”- u shpreh Nazif Çela.

“S’të kam harruar” është publikuar 3 vite më parë nga këngëtarja dhe nga një kërkim i thjeshtë, rezulton se renditet si një nga këngët më të klikuara të saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...