Itali, 80-vjeçari i prek gjo.ksin, kujdestarja e mbyll në ballkon

357

Me pretekstin për ta përqafuar, ka nisur të ngacmojë sek.sualisht, duke i prekur gjo.ksin, kujdestares 30 vjeçare, me origjinë nga Santo Domingo.

Protagonist i këtyre ngacmimeve ka qenë një 80 vjeçar nga Ancona, Itali.

Por, gruaja nuk e ka lënë veten të bjerë pre’ e këtyre ngacmimeve dhe ka ditur të reagojë menjëherë, duke e nxjerrë “gjyshin qejfli” në ballkon.

Me të bërë një gjë të tillë, gruaja ka mbyllur derën e ballkonit, grilat e tij e më pas ka telefonuar vajzën e të moshuarit, sipas TGCOM

Domenikania ka nisur të punojë për të moshuarin para pak më shumë se një jave.

Pas episodit të pakëndshëm, e bija e të moshuarit vendosi të punësojë një kujdestar, në vend të një kujdestareje.