Hajdari: Nuk kam patur asnjë rol në krijimin e “Bindjes Demokratike”. Lajmet e fundjavës “flluskë mediatike”

359

Kryetarja e “grupit parlamentar demokrat” Rudina Hajdari, e ftuar në emisionin ‘Përballë” ka mohuar lajmet që kanë qarkulluar ditët e fundit duke u shprehur se s’ka patur asnjë rol në krijimin e “Bindjes Demokratike”.

“Bindja Demokratik e ishte një projekt i vjetër i disa personave që ma shpalosën këtë projekt, por nuk kam patur asnjë lloj roli në krijimin e kësaj partie. Unë isha shprehur hapur në emër të grupit parlamentar që isha

pro mosbojkotimit të zgjedhjeve, isha pro formimit të një formumit politik që do të përfaqësonin demokratët në këto zgjedhje”.

Hajdari u shpreh se prioriteti i saj kryesor do jetë grupi parlamentar demokrat.

“Jemi në një situatë të vështirë. Prioriteti im kryesor do jetë grupi parlamentar demokrat. Ne kemi objektiva të qarta dhe punë të qartë. Gjerat e mira ndodhin avash dhe duhet të jemi të matur. Unë ju uroj suksese çdo lloj formimi politik që zgjedh forma demokratike të përfaqësimit të zgjedhjeve. Por unë s’kam patur asnjë rol në krijimin kësaj partie”.

E pyetur më tej nëse ka patur ftesë nga Patozi dhe për forografinë që ka qarkulluar në media, u shpreh se ajo ka qenë një foto e hershme. Hajdari i konsideroi lajmet e qarkulluara në media së fundmi për të dhe për grupin parlamentar demokrat, “flluskë mediatike”.

“Ftesat mund të bëhen në mënyra të ndryshme, për të bërë një këshillim apo për të ecur para. Unë jam e hapur me njerëzit dhe kam takuar figura të larta në PD për të kërkuar mendimet e tyre por kjo s’do të thotë që komplotojmë.

Kjo ishte një fluksë mediatike sesa një gjë reale. Ato foto që kanë qarkulluar kanë qenë të para dhe jo të ditëve të fundit. Ka qenë takim kortezie. E kam takuar pakherë Patozin.

Problemi kryesor tani është kalimi i krizës politike aktuale që ka disa problematika që e ka gjenezën që në vitin 2008”, tha Hajdari referuar ndryshimit të kodit zgjedhor.