“Kur fiton bukën me punë të ndershme, mos ki turp ta hash në mes të rrugës!”

Në qoftë se bukën e ke nxjerrë me punë të ndershme, mos u druaj ta hash edhe në mes të rrugës.

Në një sondazh të vitit 2013 me 12 mijë ekspertë të anketuar nga Harvard Business Revieë, më shumë se gjysma e tyre deklaruan se puna e tyre “nuk ka asnjë kuptim” dhe një numër i njëjtë personash nuk ishin në gjendje të thoshin se cili ishte misioni i tyre në kompaninë për të cilën punonin.

Ndërsa një sondazh tjetër me 230 mijë punonjës, në 142 vende në botë, tregoi se vetëm 13% punëmarrësve u pëlqente puna e tyre.

Në Angli, në një sondazh të fundit, 37% e anglezëve mendonin se kanë një punë krejt të padobishme.

Me fjalë të tjera, sipas antropologut David Graeber, ata kanë një “punë koti”.

Në letra, këto punë tingëllojnë fantastike.

E megjithatë ka qindra njerëz të suksesshëm me paga të larta të cilët, në fund të ditës, kur shkojnë në shtëpi, ankohen se puna e tyre nuk i shërben asnjë qëllimi.

Le të sqarojmë diçka: nuk po flasim për pastruesit, mësuesit dhe infermierët nëpër botë.

Nëse këta njerëz do të bënin grevë, ne do të ishim përballë një gjendjeje të jashtëzakonshme.

Po flasim për “ushtrinë” në rritje të konsulentëve, bankierëve, këshilltarëve të taksave, drejtuesve të lartë e të tjerë, që i fitojnë paratë e tyre përmes ndërtimit të strategjive që kanë të bëjnë me krijimin e rrjeteve, produkteve dhe shërbimeve me vlerë të shtuar…

POR, puna ka qenë dhe mbetet baza e zhvillimit njerëzor, jo thjesht për t’u ushqyer.

Puna është shumëçka dhe më së miri e vlerësojnë këto thënie nga njerëz të mëdhenj, në histori…

36 Thënie për punën
1. Kush që dëshiron të hajë arrën, duhet të thyejë më parë lëvozhgën. – Plutarku

2. Ai që rron vetëm me shpresë, nga uria vd.es. – Thënie Turke

3. Edhe toka më pjellore po të mos punohet, prodhon ferrat më të egra. – Anaxagoras

4. Zot është ai i cili përpiqet. – Maxim Gorky

5. Zanati nuk kërkon as të hajë, as të pijë, por të ushqen vetë. – Thënie Mongole

6. Dita pa punë të lodh më shumë se nata pa gjumë. – Thënie Arabe

7. Gabimeve që kryejmë, ne u vëmë emrin përvojë… – Oscar Wilde

8. Jeta pa punë është pleqëri e parakohshme. – Volfang Gëte

9. Kohën e çdo pune e ndaj, çdo punë ka kohën e saj. – Naim Frashëri

10. Mijëra fjalë lënë më pak gjurmë se një punë. – Henrik Ibsen

11. Më mirë ta kaloj kohën me sëmundje, se sa pa punë. – Lucius Annaeus Seneca

12. Lumturinë e gjen ai që punon. – Leonardo Da Vinci

13. Kush përpiqet pa reshtur, ai është i shpëtuar. – Volfang Gëte

14. Mos fol për një dru, pa parë pemët e tij. – Thënie Indiane

15. Mos kërko ndihmë nga asnjeri për një punë që mund ta kryesh vetë. – Thënie Spanjolle

16. Mos u lut, po puno! – Thënie Japoneze

17. Mund të lodhesh nga çdo gjë, me përjashtim të punës. – Thënie Franceze

18. Natyra i shet të mirat materiale vetëm me një çmim që e ka emrin punë. – Leonardo Da Vinci

19. Në botë mund ta ndjesh veten si në shtëpi vetëm duke punuar.

Ai që nuk punon, nuk ka atdhe. – Berthold Auerbach

20. Në qoftë se bukën e ke nxjerrë me punë të ndershme, mos u druaj ta hash edhe në mes të rrugës. – Thënie Taxhike

21. Në qoftë se pushon gjatë, do të ndryshkesh shpejt. – Thënie Ruse

22. Njeriun nuk e ndihmon duke i dhënë të hajë çdo ditë peshk, por duke e mësuar të zërë peshk. – Thënie Kineze

23. Një njeri i ditur i cili ka parë çdo gjë, nuk vlen sa njeriu që ka bërë gjithsej një send me duart e veta. – Thënie Kineze

24. Një orë punë të mëson më shumë se sa një orë shpjegim – Jean-Jacques Rousseau

25. Pa punë njeriu nuk mund ta ruajë dinjitetin njerëzor.

Prandaj njerëzit bosh kujdesen për madhështinë e jashtme. – Leo Tolstoy

26. Për dembelin çdo punë është e rëndë. – Gjerasim Qiriazi

27. Për njeriun me talent dhe me dashuri për punën nuk ekzistojnë pengesa. – Ludwig van Beethoven

28. Përvoja është një krehër që jeta ta jep pasi ke humbur flokët. – J. Strevc

29. Po të kesh duar të mira edhe guri jep pemë – Maxim Gorky

30. Puna këmbëngulëse mund çdo gjë. – Virgjili

31. Puna na largon tri të këqija të mëdha: mërzinë, vesin dhe nevojën. – Volteri

32. Punën e të tjerëve mund ta çmojmë sipas asaj se sa punojmë vetë. – Jean-Jacques Rousseau

33. Qeni që nuk bën gjë, është plot me pleshta. – Thënie Spanjolle

34. Qetësia mbyt. I gjallë është vetëm ai që punon. – Kornero

35. Rrojmë me punë dhe jo me vite. – Michelangelo

36. Sa më e lartë është kultura, aq më e ndershme është puna. – V. Rosher

Ka ardhur koha të vlerësojmë se pse punojmë…
Në vitet e fundit është shkruar shumë mbi rreziqet e automatizimit.

Me parashikimin e papunësisë në rritje, uljen e pagave dhe rritjen e pabarazisë, natyrisht që duhet të kemi frikë.

Në lidhje me këtë situatë nuk janë të shqetësuar vetëm vëzhguesit e tendencave të Silicon Valley dhe profetët e teknologjisë.

Një studim i kërkuesve të Oxford University ka arritur në përfundimin se jo më pak se 47% e vendeve të punës në Amerikë dhe 54% të atyre në Europë janë përballë rrezikut të madh që të uzurpohen nga makineritë.

Dhe kjo nuk do të ndodhë brenda 100 vjetëve, por në 20-vjeçarin e ardhshëm.

Ndryshimi i vërtetë midis të pasionuarve dhe skeptikëve është periudha e kohës – thekson një profesor i New York University.

“Por, pas një shekulli, askujt nuk do t’i interesojë se sa kohë zgjati ky proces, por vetëm për atë çfarë ndodhi më pas”.

Natyrisht, të gjithë kemi dëgjuar për këtë gjë më parë.

Prej 200 vjetësh, punonjësit janë të shqetësuar për valën në rritje të automatizimit dhe prej 200 vjetësh, punëdhënësit i kanë siguruar ata që vende të reja pune do të materializohen natyrshëm për të zënë vendin e tyre.

Pas të gjithave, nëse shikojmë pas në kohë, në vitin 1800, rreth 74% e amerikanëve ishin fermerë, ndërsa në 1900, kjo shifër ra në 31% dhe në vitin 2000, në vetëm 3%.

Megjithatë, kjo nuk ka çuar në papunësi masive.

Në vitin 1930, ekonomisti i shquar, John Maynard Keynes, parashikoi se ne do të punojnë vetëm 15 orë në javë brenda vitit 2030.

Megjithatë, duke nisur që nga vitet ‘80, puna ka zënë më shumë kohë në jetën tonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...