‘’Nuk më plas fare për Notre-Dame, më dhe.mb që shqiptarët po vidhen deri në palcë’’

Një qytetare ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania për djegien e Katedrales “ Notre-Dame’’. Ajo shkruan se nuk i kupton dot gjithë ato statuse në rrjetet sociale, ku shqiptarët kanë shprehur dhim.bjen për djegien e ‘’Notre-Dame’’.

Ajo shkruan se Shqipëria po di.gjet dhe se shqiptarët po vidhen deri në palcë. Po ashtu ajo shkruan se nuk i plas fare për ‘’Notre Dame”, por se i dhe.mb shpirti për ‘’Teatrin Kombëtar’’, për fëmijët që jetojnë në zonën e bregut të lumit që nuk e dinë se ku do flenë sot.

Qytetarja shkruan se Shqipëria po digjet, po braktiset, po rrënohet ama ne si popull me shumë kulturë merremi me ‘’Notre Dame’’.

Për të është e çuditshme se si me qindra shqiptarë kanë shkruar me aq mallëngjim për një vend që se kanë parë kurrë dhe nuk reagojnë, për atë që po ndodh në vendin e tyre.

Mesazhi i saj i plotë që ka nisur në redaksinë e JOQ Albania:

Me habit e gjithe kjo dhim.bje e keto statuse se po digjet Notre Dame.E sigurt se gjysma nuk e kane pare , lexuar kurre. Dhi.mbje sepse shqiperia po di.gjet, qindra bashkeqytrtare po nxirren me dhu.ne nga shtepite e tyre, shteti po vjedh banka e thesare , jemi te vjedhur deri ne palce .

Cdo dite del dhe licensohet nga nje polici , apo takse qe te rrjepin . Mijra qytetare tub.ojne ne shesh per te shpetuar shqiperine e mare peng nga nje bas.tard i cmendur .Djem e vajza te reja pro.testojne per arsimin …po keta te rinj perballen me policine qe po i vr.et me gaz h.elmues . E pak statuse lexoj per ta ..Edhe kur dikush i ben mer minimumin e like- ve.

E pra asnje qytetari nga parisi apo qeveria franceze nuk do ju kushtonte asnje min kohe per te gjitha keto . Edhe kur ju zeme deren nga halli e nga problemet qe kemi nuk na pranojne brenda . Shqiperia po digjet , po braktiset , po rrenohet ama ne si popull me shume kulture merremi me Notre Dame . E pra nuk me plas per Notre Dam ..me dhe.mb teatri ..me dhe.mb shpirti per ate femijen te bregu i lumit qe nuk e di ku po fle sonte. Me dh.emb shpirti per banoret e unazes , per Mariglen Docin . E me ne fund kam tre dite qe nuk me mer gjumi per nje djale qe emrim e ka Lindi ose Arlind .

Diten e pro.testes se 13 Prillit e pash me lot ne sy tek shfrynte i revoltuar ..e preka te krahu dhe i thash – Qetesohu bir …Ai me pa dhe shtoi : Ne shtepine time e mbyll naten me nje kos 50 leke 4 fryme , vellai shkoi per nje jete te mire ne france dhe eshte ne bu.rg ..ishalla e mbajne atje se ketu nuk ka cfare ben ..prinderit mi kane heq nga puna ..Me thuaj ti ku te shkoj… Keto tha Lindi , qe emrin ja mesova kur nje nga shoket e vet i tha O Lind perpara. Kjo mu kujtua sot kur fcb mu mbush me lot per Notre Dame. Shqiperia po dig.jet ..edhe lagja …edhe komshiu ..radha po vjen te mua te ti ..te te gjithe ! Kjo eshte dhim.bja ime.’’

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...