Pritja mori fund, aktorët më të dashur për shqiptarët bëhen prindër për herë të parë. Ja emri i fëmijës/ Foto

Edhe pse lindja ishte parashikuar më 20 prill, djali i çiftit të famshëm të aktorëve, Fahriye Evcen dhe Burak Özçivit, ka përshëndetur botën një ditë më parë.

Siç shkruajnë mediat turke, fëmija erdhi në jetë nga një lindje natyrale dhe gëzon shëndet të plotë. Peshon plot 3 kg e 670, si dhe ka një gjatësi 52 cm.

Karan është emri me të cilin çifti e kanë pagëzuar të birin dhe këtë e kishin konfirmuar edhe pak ditë më parë për mediat.

Karan lindi rreth orës 13:30 të ditës së djeshme në një spital privat në Nisantas të Stambollit.

Fahriye Evcen kishte zgjedhur që të lindte natyralisht si për shëndetin e saj, ashtu edhe për atë të fëmijës.

Nënë e bir gëzojnë shëndet të plotë.

Burak Özçivit, i cili nuk e la vetëm bashkëshorten gjatë pritjes së ëmbël, ka ndarë me të gjithë emocionet e statusit të ri që sapo ka fituar.

Jo vetëm që nuk u përmbajt dot nga emocionet, por edhe nuk i mbajti dot lotët ndërsa mori në krahë për herë të parë të birin, shtojnë mediat turke.

Fahriye Evcen dhe Burak Özçivit u dashuruan në sheshin e xhirimeve dhe kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre, në korrik 2017.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...