“Ka pak shqiptarë, por këngët klikohen me miliona herë”/Televizioni izraelit ironizon këngëtarët shqiptarë

Prej disa ditësh Jonida Maliqi ndodhet në Izrael ku Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit në Eurovision nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”.

Për të prezantuar kulturën e muzikës shqiptare është kujdesur RTV publik izraelit KAN, i cili ka përdorur shumë ironi, por edhe shumë të vërteta.

Por moderatorja Lucy Ayoub që ka realizuar videon shprehet që nëse pyet një shqiptar për këngët e preferuara në Eurovision, do të përgjigjet “Mu prish gjiza” që nënkupton se nuk i intereson fare.

Lucy tregoi gjithashtu se këngëtarët shqiptarë i realizojnë klipet në kështjella dhe përdorin makina luksoze. E pjesa më interesante ishte kur ironizoi klikimet e këngëve të artistëve shqiptarë.

Ajo tha që ka pak shqiptarë nëpër botë, por klikohen mbi 100 milion herë, mirëpo kjo nuk do të thotë se ata i blejnë klikimet.

Arsyeja pse ata kanë shumë klikimet është se dinë të bëjnë marketing dhe u shpreh se shpreson që ky marketing i mirë t’i ndihmojë në Eurovision.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...