Zbulohet dhurata më e shtrenjtë e Pashkëve në botë, nuk do ta besoni

Një çantë dore me vlerë 6.7 milionë dollarë është zbuluar në New York.

Çantë e kushtueshme është bërë nga materialet që i përkisnin një gruaje shumë të pasur. Ajo vendosi ti jepte sendet e saj për Pashkët.

Çanta është zbukuruar me 8,000 diamante të vendosura në platin dhe ar 24 karat ndërsa mbërthehet duke përdorur një palë vathë Cartier me vlerë 40.000 dollarë.

Segmenti është bërë nga një vezë e vërtetë e llojit Emu, që u përforcua me smalt të bërë nga pluhur diamanti blu.

Veza është mbështjellë me ar 24 karat, me vlerë prej 250 mijë dollarë në brendësi është veshur me një shall mëndafshi të Hermes.

Gurët më me vlerë në pjesën e jashtme, tre diamante ngjyrë pink tepër të rralla me vlerë 1.9 milionë dollarë dhe dy diamantë të pastër të bardhë me vlerë 265.000 dollarë.

Çanta mahnitëse është krijuar nga stilisti Debbie Wingham. 37-vjeçari është i njohur për krijimin e një seri artikujsh më të shtrenjtë në botë për miliarderët në Dubai dhe më gjerë.

Çanta është quajtur ‘Reborn’ pikërisht për arsyen se u krijua me artikuj të përdorur dhe doli një produkt me vlerë më të lartë se origjinali.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...