Një djalosh me emrin Jeewan Mahatara nga Nepali u largua nga shtëpia e tij para 12 vitesh në moshën 10 vjeç për t’u edukuar në shkollën e ‘Snowland’ në kryeqytetin e Nepalit, Kathmandu.
Sot ai është kthyer në shtëpi pas 12 vitesh në një udhëtim 2 ditor me këmbë për të arritur në një fshat në malin e Himalajave. Djaloshi 22-vjeçar e kishte të vështirë kur u largua nga shtëpia pasi nuk kishte mundësi që të komunikonte me familjen por në kohë shkolla u bë familja e tij.
Ai sakr*fikoi 12 vite larg familjes që të merrte një edukim bazë dhe kur u kthye u trondit nga gjendja e fshatit. Edukimin që ai mrri do ta përdorë tani për të ndihmuar zhvillimin e fshatit. I riu nuk do që të largohet më nga familja pasi e ema e tij ishte plakur shumë gjatë kësaj kohe.
Kjo ishte sakrifica e një djaloshi për të shkuar në shkollë…