Ndëshkimi i rëndë / Rikthehen vizat për shqiptarët?

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaron se Shqipëria është ndëshkuar rëndë nga Parlamenti i Mbreterise se Hollandes, i cili ka votuar për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thekson se përgjegjës për këtë është kryeministri Rama dhe “narkoqeveria” e tij.

“Një ndëshkim i rëndë për Shqipërinë!

Parlamenti i Mbreterise se Hollandes voton rikthimin e vizave per shqiptaret.

Te dashur miq, nga Edvin Kristaq Krimi, narkoqeveria dhe narkoshteti i tij shqiptaret jo qe nuk do te hapin negociatat me BE por rrezikon shume seriozisht te humbasin nje nder arritjet me te medha te jetes tyre, levizjen e lire ne Europe, Hapsiren e Shengenit.

Dje parlamenti i Mbreterise se Hollandes me kerkes te tre grupeve parlamentare konkretisht te Partise Kristian Demokrate, Partise Socialiste, dhe Partia e Lirise votoi dhe miratoi me shumice votash propozimin e ketyre grupeve per rivendosjen e vizave per shtetasit shqiptar per shkak te kriminalitetit agresiv dhe ne rritje si dhe emigracionit ilegal.”-shkruan Berisha.

Më tej, ish-kryeministri thekson se “Keshtu Shqiperia e narkoshtetit te Edvin Kristaq Krimit behet vendi i pare per te cilin votohet nga nje vend anetar i BE rikthimi i vizave per qytetaret e saj.”

Ndërkohë, Berisha risjell në vëmendje vitin 2010, kur Mbreterise se Hollandes, sipas tij ka qënë mbështetësja kryesore për heqjen e vizave për shqiptarët.

Sipas tij, rritja e vazhdueshme e numrit të azilkerkuesve sollën një ndëshkim të tillë për shqiptarët.

“Po rikujtoj ketu se ne viti 2010 qeveria e Mbreterise se Hollandes ka qene mbeshtetes kryesore i yni per heqjen e vizave.

Por rritja e madhe e kriminalitetit me origjine shqiptare dhe numrit te azilkerkuesve detyruan ne vitin 2017 agjenesite ligjzbatuese te Mbreterise se Hollandes t’u kerkojne autoriteteve te tyre vendimarrese rikthimin e vizave per shqiptaret.

Rendimi i metejshem i ketyre problemeve sollen ne votimin e djeshem qe perben ne rast zbatimi nje ndeshkim tejet te hidhur per shqiptaret. Sb”-përfundon Berisha postimin e tij./ CNA.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Thethi si zonë lufte, banorët dhe turistët pre e reprezaljeve të IKMT dhe Policisë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka...

Kuvendi i Burrave mblidhet para kishës: Asnjë investitor nuk do gëzojë tokë në Theth

Kuvendi i Burrave të Shalës kërkon ndaljen e prishjeve...

Bajraktari i Shalës, reagon ashpër ndaj Fatmir Metës dhe sjelljes së shtetit

Reagimet pas ngjarjes së rëndë në Theth nuk kanë...