Një ndihmës gjyqtar rumun i ka propozuar një kolegeje të tij live në mes të fushës vetëm pak para nisjes së një ndeshjeje.
Pamjet e propozimit u shpërndanë në Twitter nga gazetari rumun i futbollit, Emmanuel Rosu.
Në videon, që tashmë është bërë virale në rrjet, ndihmës gjyqtari shihet ndërsa papritmas nxjerr një unazë dhe ulet në gjunjë përballë ndihmës gjyqtares tjetër të ndeshjes.
Vajza, siç ndodh gjithmonë në këto raste, duket që nuk e priste fare që të merrte një propozim pikërisht në atë moment.
Pasi ajo tha po, çifti u përqafuan dhe i dhuruan njëri-tjetrit një puthje në mes të fushës ndërsa tifozët brohorisnin.
The most brilliant story of the week!!! An assistant ref asked the other assistant ref to MARRY HIM before the game! She said yes, fortunately! Romanian football is fabulous. pic.twitter.com/rfuwN3XF0m
— Emanuel Roşu (@Emishor) April 7, 2019