‘Nuk më falet ajo që i kam bërë tim biri’ mesazhi i fortë i nënës së re drejtuar gjithë prindërve

Besohet se fëmija lidhet me njerëzit e tjerë nësa këta të fundit e shohin në fytyrë për orë të tëra. Pikërisht këtë gjë kam bërë me iPhonin tim, ndaj ndihem aq e lidhur me të, saqë e kam të pamundur mos ta kontrolloj edhe kur jam me fëmijën tim.

Kohëve të fundit më kanë dalë në “newfeed-in” e facebook-ut shumë studime rreth ndikimit të telefonit në jetën e fëmijëve, sesi teknologjia po ndërhyn në marrëdhëniet njerëzore e të tilla informacione.

U shqetësova dhe mora një vendim: nuk do e prek telefonin një javë me dorë kur të jem me djalin! Nuk do kontrolloj emailin e punës, whatsappin, instagramin apo facebookun! Këtë gjë do ia ndaloj vetes vetëm kur të jem pranë djalit, jo gjatë gjithë kohës.

Ja ç’ndodhi kur unë u përpoqa të hiqja dorë nga ky zakon!

Të afërmit menduan se më kishte ndodhur gjë

Eksperimenti ynë filloi që në orat e para të së dielës. Kur djali im tre vjeçar më erdhi në krevat e më kërkoi telefonin për të luajtur, i tash që ishte i fikur! E putha e përqafoja, luante me flokët e mia dhe më prekte fytyrën sikur mos ta kishte parë prej ditësh.

Më vonë përgatitëm mëngjesin bashkë dhe ai u grind pak se pse nuk po e hante mëngjesin me tabletin para !

Në momentin kur djali ishte në tualet, shkova të shihja telefonin! Mesazhe pa fund, e thirrje të humbura ! Të afërmit menduan se më kishte ndodhur gjë.

Çaktivizova pajisjen që më “lidhte” me djalin nga dhoma tjetër kur ai luante apo flinte dhe shkoja e kontrolloja vetë ! Nuk kisha ekran që të më mbante lidhur ndaj mendjen e kisha te djali.

Më pak “scrolling” edhe më pak të bërtitura

Fëmija do të gjithë vëmendjen tuaj, sepse ju jeni qendra e botës për ta ! Kur ju nuk ia jepni këtë gjë, ata përpiqen ta fitojnë duke bërtitur ! POR nuk ndaloi së bërtituri vetëm djali im 3 vjeçar , por edhe unë. Sipas një studimi të publikuar në revistën TIME,

ekranet blu të telefonit dhe orët e kaluara përpara tyre nxisin reaksione kimike në tru që na shpërqëndrojnë e na bëjnë më nevrikë.Ishte e vërtetë, përgjatë një jave, gabimet e djalit tim më dukeshin të pranueshme për një 3 vjeçar dhe nuk i bërtisja për çdo gjë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...