Nuk ia lejuan në aeroport, turisti pi me zor bidonin me 2.5 litra qumësht

Një turist kinez, i cili u ndalua nga siguria e aeroportit në Australi për mbajtjen e një bidoni të madh me qumësht, qëndroi deri në fund i vendosur për të mos e çuar dëm.

Turisti nga Zhengzhou, provinca Henan e Kinës lindore, po kalonte një bidon që mbante 3 litra qumësht përmes një aeroporti në Australi, kur u ndalua nga stafi në pikën e kontrollit të sigurisë.

Pasi iu tha se kishte shkelur sasinë e lëngjeve që mund të mbante në çantën e tij të dorës, ai e kapi shishen plastike dhe nisi të pinte rreth 2,5 litra qumësht që kishte mbetur në të.

Videoja e filmuar nga miku i tij tregon turistin duke e pirë me zor qumështin vetëm që mos i shkonte dëm.

Personi që filmoi videon u shpreh për mediat se ata e kishin marrë qumështin se ishte shumë i lirë krahasuar me Kinën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....