Kështu duket “fëmija më i shëndoshë në botë” pasi ka humbur gjysmën e peshës së tij

Një 13-vjeçar, që para disa vitesh njihej si fëmija më i shëndoshë në botë, ka humbur tashmë gjysmën e peshës së tij.

Arya Permana nga Indonezia, që dikur peshonte 191.9 kg, pret që së shpejti t’i nënshtrohet një operacioni për të shpëtuar nga lëkura e tepërt e mbetur prej kilogramëve të tepërt.

Në moshën 10-vjeçare ai e kishte të pamundur ecjen si pasojë e peshës dhe mësimet e shkollës i merrte në shtëpi.

Duke qenë se pesha e tij po bëhej kërcënuese për jetën, Arya u bë personi më i ri në moshë që iu nënshtrua një ngushtimi stomaku.

Procedura, e shoqëruar me një dietë strikte me peshk dhe perime të pjekura në skarë, e ndihmuan adoleshentin që të humbiste 106 kg. Tashmë ai peshon 85.8 kg.

Pas rënies në peshë, një kirurg është ofruar që të heqë lëkurën e tepërt që ka mbetur e varur në gjo.ksin dhe krahët e adoleshentit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...