E bëri të dukej tjetër njeri, kush i futi për herë të parë në lojë maskat si ajo që përdori Admir Murataj

Gra.bitja që ndodhi  në Rinas është e denjë për t’u bërë film. Në fillim u tha se ishin gra.bitur 2 milionë euro, por më pas do të ishin mediat ndërkombëtare ato që do të raportonin se ishin veshur 10 milionë euro.

I vra.rë mbeti edhe Admir Murataj, i cili ishte maskuar si një person ‘’tullac’’ dhe me mjekër. Në të vërtetë Murataj kishte flokë dhe ishte një prej personave më të kërkuar në Greqi.

Maska që përdori Admir Murataj gjendet lehtësisht në internet dhe kushton shumë pak. Por kjo maskë nuk është përdorur vetëm nga Admir Murataj, pasi është edhe nga gra.bitës të tjerë në botë për të vjed.hur kryesisht banka.

Maskën në fjalë mund ta zgjedhësh me tipare evropiane, aziatike, të moshave të ndryshme madje edhe me mimika të veçanta.

Përveç fytyrës ajo mbulon qafën dhe gjo.ksin. Kjo maskë zgjidhet në masë prej gra.bitësve sepse të bën të dukesh krejt njeri tjetër për shkak se përbëhet nga silikoni.

Kujtojmë këtu se teknologjia e maskave që të transformojnë tërësisht u krijua fillimisht nga artistët e make up-it në Hollivud, që yjet e filmave mos të rrinin për disa orë duke u trukuar por të transformoheshin brenda pak sekondave në personazhin që luanin rolin. Çka nënkupton se ishin ata që i futën për herë të parë në lojë këto maska.

Madje në testim të kryer 2 vite më parë nga Universiteti i Yorkut, vetëm 1 në 100 njerëz mund të dallonin njeriun me maskë ndër të tjerë të pamaskuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...