Një burrë nga Florida është vënë në pra.nga pasi është kapur duke vjedhur në një supermarket.
Andrew Lippi u kap duke vjedhur vetëm pak kohë pasi kishte blerë një ishull privat që kushtonte plot 8 milionë dollarë.
Sipërmarrësi Lippi aku.zohet se ka vjedhur produkte që shkonin në vlerën e 300 dollarëve në Kmart, një dyqan mallrash.
Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti i Policisë Key West ndërsa vetëm para disa ditësh Andrew u përmend për blerjen e ishullit “Thompson Key West”.
Zoti Lippi i mohoi akuzat dhe e fajësoi supermarketin në një “mosmarrëveshje tregtare”.