Konfirmohet zyrtarisht identiteti i grabitësit që mbeti dje i vrarë pas grabitjes së bujshme në pistën e aeroportit të Rinasit.
Bëhet fjalë për Admir Muratajn,
një emër mjaft i njohur për rekorde kriminale, i shumëkërkuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetin fqinj, në Greqi.
Është bashkëshortja e tij, Albana Murataj, ajo e cila ka konfirmuar identitetin e tij, pas këqyrjes në morgun e Tiranës.
Admir Murataj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej 2013-ës kur u arratis nga burgu i Trikallas në Greqi, bashkë me 10 shqiptarë të tjerë, edhe ta konsideruar të rrezikshëm.
Admir Murataj ka 13 identitete të rremë dhe ai i vërteti është Admir Nikaj. I akuzuari është me origjinë nga Tropoja, por bashkë me familjen janë shpërngulur më familjen në Fushë-Prezë. Nikaj njihej dhe më parë nga policia për një sërë veprash kriminale.
I cilësuar edhe si organizator i një bande kriminale, Murataj ishte në kërkim edhe për tri vjedhje të bujshme të tjera me armë
E para më 3 dhjetor të vitit 2015, në Qafë-Kashar pranë Rinasit, ku u morën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro.
E dyta grabitjen e një banke te ‘Stacioni i Trenit’ në Tiranë, ku u vodhën 2 mln paund, 800 mijë dollarë. Në këtë grabitje rezultoi se ishin të përfshirë edhe disa ish-Komando të ushtrisë shqiptare.
E treta, po në rrugën e Rinasit, një grabitje ku akuzohet se ka qenë pjesë Murataj, në një makinë të policisë privatë. Në këtë ngjarje u grabitën 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë. Pas zbulimit të bandës, policia arriti të gjejë edhe një sasi të parave, të cilët i kishin fshehur në tenxhere dhe në frigorifer.
Ndërkohë, zbulimi i autorësisë së grabitjeve u bë në 9 shkurt të 2017, ku Murataj ka luajtur rolin e organizatorit.
Në dosjen e ardhur nga Greqia dominojnë akuzat e grabitjes së bankave të kryera në qytetet të ndryshme në Greqi. Veç grabitjeve, në dosje i janë faktuar edhe akuzat e vrasjes, sulmit me eksploziv gjatë arratisjes nga burgu i Trikallase
Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se Admir Murataj së bashku me Dash Kupën, janë organizatorët e dy grabitjeve të ndodhura në Qafë Kashar – Rinas, çka përmendet edhe në dosjet greke.
Mujrataj mbeti i vrarë dje nga policia pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit, deri tani një shumë prej 10 mln eurosh (ende e pa konfirmuar zyrtarisht).