‘I gjithë vizioni i mëmësisë m’u shemb kur mora vesh se prisja djem, e kisha imagjinuar veten gjithë jetën si mama vajze’

Nëse mjeku më thotë se janë dy djem, më premto se do të përpiqemi për një fëmijë tjetër”. Tek shikoja burrin tim, lotët më rridhnin në faqe dhe prisja pa durim rezultatet e testit.

Isha 12 javë shtatzënë me binjakë, dhe doja thjesht të ngazëllehesha, si nënat normale, por sa më shumë përpiqesha ta “varr*sja” atë ndjenjë isha e dëshpëruar për një vajzë. Megjithatë e dija para se të merrja pergjigjie, po prisja dy djem.

Përpara se të nxitoheni të më gjykoni, më kuptoni se nuk dija asgjë rreth të qenët nënë. Isha shtatzënë për herë të parë dhe nuk e kisha idenë që brenda sekondit që do shihja dy djemtë e mi, ata do të ishin e gjithë bota ime, dashuritë e jetës sime.

Një dekadë më vonë, unë kurrë nuk do të doja dy njerëz të tjerë veç tyre. Por fakti është se gjatë gjithë shtatzënisë sime, unë nuk reshtja së menduari se si do të ishte të kisha një vajzë.

E imagjinoja veten si prindi “periferik” që nuk bën dot asgjë me djemtë. Ata do të donin mua, por jo si babanë e tyre. E më pas një ditë do të më zëvendësonin me një grua që do të vinte e para. Ata ende do të duan mua, por jo si duan të dashurën e zemrës.

Por vajzat ishin ndryshe, mendova. Vajza ime do të më kishte në krahë, e do të kishte nevojë për mua gjithë jetën e saj. Nëse do të kisha një vajzë, ajo nuk do të më linte kurrë, sepse vajzat nuk ikin.

Frika ime më e madhe ishte lënia e vizionit të amësisë që gjithmonë kisha pasur (dhe atë lidhur me vajzat)

Por sipas psikologëve, zhgënjimi gjinor është më i zakonshëm sesa njerëzit mendojnë. “Ne të gjithë e imagjinojmë se si do të duken familjet tona dhe kur realiteti nuk përputhet, imazhi në kokën tonë shkatërrohet” Zhgënjimi gjinor nuk ka të bëjë me fëmijën aktual, por me humbjen e një ëndrre dhe ballafaqimin me frikën e diçkaje të papritur për të cilën nuk je përgatitur.

“Shoqëria na tregon se ne duhet të jemi të lumtur vetëm për faktin e të paturit një fëmijë, veçanërisht të shëndetshëm, kështu që kur prindërit shprehin ndjenjat e zhgënjimit në lidhje me gjininë ata shpesh trajtohen me pak ndjeshmëri dhe në shumë raste gjykohen si egoistë .

Këto reagime shoqërore i detyrojnë gratë që të shtypin ndjenjat e zhgënjimit dhe në shumë raste, gratë ndihen në faj e ankth”

Por vetëm se isha e dëshpëruar, nuk do të thotë se unë nuk u lidha me djemtë, apo ndihesha më pak nënë se ç’do të ndihesha me një vajzë.

Më vonë unë u bëra nënë e dy binjakëve të tjerë, një vajzë e një djalë e është histori tjetër se si djali do të rrijë vetëm me mua, kurse vajza e urren shopping dhe është shumë e lidhur me të atin.

Thjesht do të doja të dija më herët se është më se normale të ndihesha ashtu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...