Të ftuara në emisionin e Jeremy Kylie së fundmi kanë qenë Georgina Clarke dhe Kayla Morris, nënë e bijë të cilat janë kthyer në qendër të vëmendjes së mediave të huaja me pamjen e tyre dhe deklaratat shokuese.
Nënë e bijë deklaruan gjatë emisionit se nderhyrjet e tyre estetike i kanë paguar meshkuj të pasur.
Georgina, 41 vjeç e shokoi moderatorin kur tha se e inkurajon vajzën të gjejë meshkujt të pasur që t’i paguajnë ndërhyrjet.
“Ç’nënë je ti që e lejon vajzën të bëjë një gjë të tillë në këmbim të produkteve kozmetike?”, i tha moderatori 41-vjeçares.
“Jam me fat që kam një vajzë si Kayla që paguan edhe nderhyrjet e mia. Nuk më bën fare përshtypje që ajo shoqërohet me meshkuj të pasur për të paguar nderhyrjet tona sepse ne po jetojme ëndrrën”, iu përgjigj Georgina.
Georgina tregoi se ka një kohë të gjatë që i planifikon nderhyrjet estetike dhe pranoi se është fiksuar me to.
Ndërsa e bija, Kayla u shpreh se nuk do bëjë më nderhyrje sepse dëshiron të jetë natyrale.