Ç’bëhet me Marinën, apo nuk e lë ti të dalë? Getoar Selimi: Më ka dalë nami kot…Ja e vërteta

Ata janë dy personazhe të njohur të botës së showbizit shqiptar. Moderatorja bukuroshe Marina Vjollca dhe reperi kosovar Getoar Selimi janë ndër çiftet që ngjallin gjithmonë kuriozitet për publikun.

Getoari ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan nga ku u pyet edhe për bashkëshorten e tij, Marinën.

“Sikur se kemi parë më, apo nuk e lë ti të dalë?” Kjo ishte pyetja që drejtuesi i “Xing”, Ermal Mamaqi i drejtoi reperit.

Por ai u përgjigj duke thënë se ashtu si ai edhe Marina nuk pëlqen të dalë nëpër intervista. Ndërkohë në lidhje me televizionin tha se moderatorja është tip që zgjedh shumë dhe se e ka të vështirë të vendosë.

Ermali: Një pjesë e rëndësishme e jetës tënde është edhe zonja e parë, Marina.

Getoari: Faktikisht gratë janë para të gjithëve ne.

Ermali: Ç’bëhet me Marinën? Sikur se kemi parë më, apo nuk e lë ti të dalë? Se ju kosovarët thoni se gratë duhet të rrinë në shtëpi.

Getoari: Jo, jo na ka dalë nami kot, s’është ashtu. Unë dhe Marina kemi gjetur njëri-tjetrin, jemi njëlloj. Ajo edhe më herët nuk është se ka dalë nëpër intervista.

Ermali: E kam fjalën nuk po merret me televizion këto kohë.

Getoari: Ajo është tip që zgjedh shumë, e ka të vështirë të vendosë, të zgjedhë diçka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...