Shiu dhe i ftohti nuk i ndalon, refugjatët sirianë “dynden” drejt Shqipërisë

200 shtetas sirianë janë kapur gjatë tre muajve të parë të këtij viti nga policia kufitare e qarkut të Korçës, pasi kanë tentuar të hyjnë në vendin tonë.

Refugjatët janë kapur nga policia kufitare në tentativë për të kaluar përmes fshatrave kufitare të Vërnikut dhe Trestenikut.

Numër ky i lartë i hyrjes së refugjatëve edhe në kushtet kur temperaturat kanë qenë të ulëta dhe reshjet e borës të shumta në këtë zonë.

Burime pranë drejtorisë së kufirit thanë se numri i sirianëve por edhe shtetasve të tjerë që janë të vendosur në kampet e vendit fqinj mund të jetë shumë herë më i madh në muajt e ardhshëm pas përmirësimit të kushteve klimaterike.

Pavarësisht përforcimeve të policisë në kufi, numri i refugjatëve pritet të jetë i lartë çka sjell si njësojshmëri kalimin me shërbime të përforcuara në zona të veçanta të njohura si shtigje për refugjatët.

Nga refugjatët e kapur në tre muajt e parë të vitit një pjesë e tyre kanë kërkuar kthim vullnetar në vendin e origjinës ndërsa pjesa tjetër janë dërguar në kryeqytet në pritje të dokumentacionit për kthim pas në kampet e refugjatëve në Greqi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...