Luan Rama: Grabitje dhe të vrarë, kryeministri kërpudhor hesht

Zv/sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka reaguar në lidhje me grabitjen e 7 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Rama kujton grabitjen e dy viteve më parë në aeroport, e cila ishte gjithashtu në prag të zgjedhjeve.

Zv/sekretari ironizon heshtjen e kryeministrit në lidhje me ngjarjen, duke i përmendur atij reagimin për djegien e kërpudhës gjatë protestës masive opozitare.

Postimi i plotë:

Grabitje dhe të vrarë
në aeroportin e Rinasit!

Sistemi i sigurisë në aeroportin e vetëm ndërkombëtarë nuk funksionon!
Përsëri grabitje; grabitje dhe të vrarë në aeroportin e Rinasit!

Për të disatën herë, grabitësit të armatosur, hyjnë në pistën e aeroportit, shëtisin nëpër pistë si ua do qefi, e shkojnë deri tek avioni ku gjendeshin paratë,

i rrëmbejnë e prej andej, i bëjnë të fala Kryeministrit dhe qeverisë së tij, duke e përshëndesin për masat e marra dhe sistemin “funksional” të sigurisë!
Për koinçidencë, edhe kjo vjedhje ndodh në prag të zgjedhjeve, njësoj si grabitjet e mëparshme!

Nuk mbetet tjetër gjë, vetëm pritet që kryeministri të dalë e të akuzojë opozitën për baltën dhe ziftin që po prodhon, për të bërë pis imazhin e qeverisë!

Ai që çfarë nuk tha kur iu dogj kërpudha e kryeministrisë, për vrasjen dhe grabitjen e 10 milionë eurove prej avionit në mes të pistës së aeroportit të rinasit, nuk ka thënë ende asnjë fjalë!

Kryeministër kërpudhor!

Foto nga vendi i ngjarjes:

Rikthehen mbetjet tek “Varrezat e Dëshmorëve”/E moshuara: Janë helmuar disa bagëti, ka mbetje të rrezikshme

Muajt e fundit kanë nisur që të rikthehen serish mbetjet inerte pranë Varrezave të Dëshmorëve në periferi të Shkodrës gjë e cila është kthyer...

Marjan Ndershtiqaj, me ekipin drejt fitores më 11 Maj, çdo hap më afër realizimit të vizionit për Shkodrën tonë

Me ekipin drejt fitores më 11 Maj, çdo hap më afër realizimit të vizionit për Shkodrën tonë më të fortë dhe më të zhvilluar. #PS🌹 #PërShkodrën...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME