Dinamika e grabitjes:Nga hyrja në pistë deri te braktisja e furgonit

Gazeta Mapo referuar hetimeve paraprake ka arritur të mësojë dinamikën e grabitjes në aeroportin e Rinasit.

Të përfshirë në ngjarje janë 5 persona. Grabitësit kanë prerë me gërsherë bulonat e portës ku futet zjarrfikësja në fund të pistes dhe janë afruar me një mjet volksvagen afër avionit që të linjës Tiranë-Vjenë.

Më pas janë afruar 3 persona me uniforma të zeza antiplumb e të armatosur kanë neutralizuar punonjësit e bagazheve dhe kanë marrë një pjesë prej thaseve me para, aq sa kanë mundur te mbajne dhe jane larguar në këmbë në drejtim të automjetit.

Gjatë kohës kur po kryhej grabitja ka qene nje punonjes i zjarrfikseve qe ka verejtur deren e hapur dhe ka njoftuar kompaninë ICTS që merret me sigurinë e aeroportit.

Në të njëjtën kohë është njoftuar dhe komisariati Rinas. Pasi autorët janë larguar nga pista është kuptuar grabitja dhe policia është vënë në lëvizje. Në zonë ka qenë nje grup FNSH i cili u vu në ndjekje të grabitësve. Kur kanë kaluar lumin e Tapizës grabitësit kanë zbritur nga furgoni dhe kane tentuar ta djegin atë.

Në këto momente ka mberritur FNSH dhe ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre. I vdekur ka mbetur një prej grabitësve i cili ka marrë një plumb në kokë.

Në vendngjarje policia sekuestroi 1 automatik dhe një granatë. Të favorizuar nga terreni me kthesa, grabitësit jane larguar me nje furgon Benz vito pa shkeputur zjarrin ndaj policisë. Mjeti me të cilin u larguan autoret u gjet pjesërisht i djegur afër Bathores. /Gazeta Mapo

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...