Çim Peka pranon vjedhjen/ Bën bashkëpunëtor Lulzim Bashën

Një ditë më parë, CNA.al ka publikuar një shkrim ekskluziv, në lidhje me ish-prokurorin e Tiranës, Petrit Fusha, për të cilin kemi pasur një seri investigimesh dhe denoncimesh.

Por, shkrimi në fjalë, u vodh nga një prej portaleve, i cili pretendon se ka 500 mijë klikime dhe që ka një ushtri me gazetarë.

Lajmi ekskluziv i publikuar nga CNA.al, u vodh nga Çim Peka dhe media e tij qorre. Në orën 21.05, i heqin fjalinë e fundit dhe e publikojnë copy paste dhe nuk citojnë asnjë burim.

CNA.al iu përgjigj Çim Pekës, me një shkrim redaksional, ku treguam me fakte se “Syri” i Çimit ka vjedhur një shkrim ekskluziv, pa cituar autorësinë.

Por, Çim Peka, i njohur për “dredhitë” e tij, që shkon sa në gji të Ilir Metës, i bën fresk Erion Veliajt, “dashuron” Lulzim Bashën dhe më pas e shan, pse nuk i bëri vëllain deputet, edhe këtë radhë e ka gjetur justifikimin për vjedhjen.

Pas denoncimit të CNA.al, Çim Peka ka reaguar, duke pranuar vjedhjen dhe duke bërë bashkëpunëtor Lulzim Bashën.

Çim Peka e pranoi hajdutërinë e tij, ç’ka konfirmoi denoncimin e bërë nga CNA.al, që tufa e ushtarëve të tij që paguhen me miliona, korrigjuan lajmin, por jo duke cituar CNA.al, por duke shtuar në fund se lajmi ishte marrë nga gazeta e Lulzim Bashës.

Por, sërish hajduti u kap i gjallë. Gazeta “RD” e kishte publikuar materialin duket cituar CNA.al në fund, ndërsa hajduti qorr vjedhjen e tij e justifikoi duke bërë bashkëpunëtor Lulzim Bashën, “dashurinë e tij” të fundit dhe duke thënë se e kishte vjedhur lajmin në gazetën e tij zyrtare.

Në fakt, RD duket korrekte, duke vendosur në fund burimin e lajmit, ndërsa Çimi për të shpëtuar nga turpi, pasi u kap i gjallë duke futur duart nëpër xhepat e të tjerëve, si një xhepist, sërish gënjeu duke u justifikuar se e kishte bërë vjedhjen, por në bashkëpunim me Lulzim Bashën./ CNA.al

Foto të lajmit, publikuar nga Syri:

Foto të lajmit, publikuar nga RD:

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...