Kalimtari pyet djalin:
-Biro, a mund të më thuash se sa është ora?
-Natyrisht, por pse ju duhet? Ajo ndryshon vazhdimisht.
Pjerinoja i vogël po kthehej nga shkolla me gjendje të ngritur shpirtërore.
-Vogëlush, më dukesh thjesht i lumtur. Të pëlqen shkolla?
-Mos thuaj budallallëqe, mami.
Thejsht nuk duhet ngatërruar vajtja në shkollë me kthimin në shtëpi.
Ndërsa shkonte ngadalë në shkollë, djali lutej:
-O perëndi, më ndihmo të mbërrij në shkollë pa u vonuar, ju përgjërohem, më ndihmoni të shkoj në shkollë në kohë.
Pasi rrëshqiti nga lëkura e bananes, fluturoi nëpër asfalt disa metra tutje. Kur u ngrit dhe u shkund, shikoi i zemëruar nga qielli:
-Mirë, mirë, mos më shtyj!
Djali i vogël kaloi testin te psikologu:
-çfarë do të bëhesh kur të rritesh?
-Piktor, mjek, ose larësh xhamash.
-Por kjo është marrëzi…-u habit psikologu.
-E pse? Aspak jo, sepse unë dua të shoh gra lakuriq.
Në sallonin e pritjes pas drekës babi po ndante me fëmijët kujtimet e veta:
-Stërgjyshi im ka marrë pjesë në luftën e Trëndafilave, xhaxhai im luftoi kundër kajzerit ,
gjyshi im ka luftuar kundër republikanëve, kurse babi gjatë Luftës së Dytë Botërore luftoi kundër gjermanëve.
-Hej dreq, -ndërhyri më i vogli. -çfarë ndodh me këtë familje? Nuk mund të gjenin gjuhën e përbashkët.
Mësuesi i klasave të ulëta thirri në dërrasën e zezë fëmijët të zgjidhnin një detyrë aritmetike.
-Nuk ka shkumës, -u përgjigj njëri.
-Nuk bën të thuhet ashtu, -u përgjigj mësuesi. –Duhet thënë kështu: unë nuk kam shkumës, ata nuk kanë shkumës. E ke të qartë tani?
-Jo, po çfarë ndodhi me gjithë këtë shkumës?
Mësuesja u mëson nxënësve mbledhjen:
-Pa hë, Hju, nëse babi tënd fiton 180 dollarë në javë dhe ai duhet të ndajë gjashtë dollarë për sigurimin, dhjetë dollarë e tetëdhjetë cent për programet sociale, njëzet e katë dollarë për taksat, kurse nënës ai i jep gjysmën, atëherë, çfarë do të ketë ajo?
-Krizë zemre!
Mbaroi darka. Babai me djalin 9 vjeçar po shihnin në televizor te salloni i pritjes. Nëna me vajzën po lanin enët në kuzhinë pas darkës. Befas babai me të birin dëgjuan një tingull të lartë të enës në kuzhinë. Pasi ngrinë një hop, dëgjuan për një farë kohe të heshtur:
-Duhet të jetë mami që ka thyer qafën.
-E nga e di ti?
-Sepse ajo nuk thotë asgjë