Taramelja më e ëmbël ‘godet’ përsëri. Ja çfarë i thotë Florit i thirrur sonte ‘Në kurthin e Piter Panit’

514

Xheison Bafti ose siç njihet gjerësisht nga publiku është vogëlushi që rrëmbeu zemrën e këtij të fundit menjëherë.

- PUBLICITET -

Vogëlushi u bë i njohur në emisionin e ‘Në Kurthin e Piter Pan’ dhe për faktin pasi ai s’mund të shqiptojë dot shkronjën ‘K’, gjë që e bënë edhe më të veçantë.

Pasi u shpreh se ‘Janë shumë të mira taramelet se çokallatat të prishin dhëmbët’ Xheisonit i ngeli nofka ‘Taramelja’e Piter Panit.

Mësohet se në puntantën e sotme të emisionit janë të thirrur aktori i humorit Florian Binaj dhe këngëtarja e njohur Juliana Pasha.

Në videon promo të publikuar nga regjizorja e njohur e këtij programi Vera Grabocka vëmë re se ‘taramelja’ kërkon ti bëj një pyetje Florit.

‘Kush e ka totën ( kokën) më të madhe ti apo tryeministri (Kryeminsitri)’ është shprehur Xheison që shkakton të qeshura tek të pranishmit.

‘Totën më të madhe e ke ti’ i është përgjigjur me humor Flori.

Për më shumë nga intervista e Florit dhe Julianës me fëmijët e Piter Panit pritet të shihet sonte në darkë.

- PUBLICITET -