New York Times i kushton artikull reperit shqiptar

Një nga gazetat me prestigjioze në SHBA, “New York Times”, i ka kushtuar një artikull reperit shqiptar Gashi. Në të flitet për arritjet e tij në muzikë, por dhe për origjinën e tij.

Ka qenë vetë Gashi që ka publikuar gazetën. Ai madje ka treguar se kjo është hera e parë që “New York Times” flet mirë për shqiptarët.

Ai kujton se gjithnjë babai i tij lexonte këtë gazetë dhe në të gjeje lajme për shqiptarë të përfshirë në ngjarje kriminale.

E ndërsa tani -shkruan Gashi -pjesë e gazetës është djali i tij dhe krenohet me këtë gjë. Labinot Gashi (emri i vërtetë i reperit) ka lindur në Libi nga prindër me origjinë nga Kosova, ndërsa karrierën e tij është duke e ndërtuar në SHBA.

Klan Plus

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...