Ja Çfarë i Ndodh Trupit Tuaj Nëse e Hiqni Pijen për 28 Ditë

Çfarë do të ndodhte me trupin e këtij personi në qoftë se do ta linte pijen për 28 ditë?

Sipas statistikave, një person i zakonshëm me të ardhura mesatare pi rreth 9.5 litra alkool në vit. Dhe ky person nuk është i varur nga alkooli – ata thjesht duan të kalojnë pak kohë me miqtë e tyre dhe të pinë diçka.

Ndonjëherë ata kanë ndonjë pushim gjatë javës dhe pijnë vetëm pak, ndoshta konsumojnë një gotë verë para se të bien për të fjetur për të lehtësuar stresin.

Ne mësuam për eksperimentin e disa vullnetarëve që dëshironin të kuptonin nëse do të kishte ndonjë ndryshim në shëndetin dhe pamjen e tyre nëse do të qëndronin 4 javë pa alkool.

Për njerëzit më të padurueshëm, përgjigjja është po, kishte, dhe ato ndryshime janë shumë dramatike.

Java e parë
Oreksi duket se rritet. Në të vërtetë, njerëzit hanë më shumë nëse pinë alkool. Dhe kur ndalojnë së piri, ata instinktivisht duan t’i mbajnë duart e tyre të zëna, zakonisht me ushqim. Pra, është mirë që ushqimi të zëvendësohet me lëngje dhe fruta pasi të hiqet dorë nga pirja.

Dëshira për të ngrënë ushqime të ëmbla mund të rritet. Alkooli, sidomos llojit rë ëmbël, mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak, gjë që mund të shaktojë dëshirën për të ngrënë sheqerna.

Por njerëz të ndryshëm kanë reagime të ndryshme dhe disa kanë një rënie në nivelet e sheqerit. Kjo është veçanërisht e rrezikshme për njerëzit që janë me diabet.

Është e vështirë të bëni një gjumë të mirë pasi konsumoni alkool. Kjo mund të vlejë edhe për ata që janë mësuar duke pirë një gotë përpara se të shkojnë në shtrat, me qëllim që të bien në gjumë më shpejt.

Ndërsa alkooli mund t’ju bëjë që të bini në gjumë më shpejt, zvogëlon cilësinë e gjumit tuaj.

Në disa raste, njerëzit mund të kenë dhimbje koke, të cilat janë një sinjal i ndryshimeve të mëdha në trup, siç është detoksifikimi nga alkooli. Mund të ndikojë në mëlçi ose të shkaktojë presion të lartë të gjakut.

Në këtë fazë të heqjes dorë nga alkooli, trupi juaj mund të përjetojë efektin e kundërt dhe të munde dhimbjen (kur njerëzit pijnë rregullisht, toleranca e tyre ndaj dhimbjes rritet) dhe në javën e parë ka ende shenja të tolerancës ndaj dhimbjes në trup.

Java e dytë

Mëlçia fillon të rimëkëmbet. Kur njerëzit pijnë alkool rregullisht, qelizat e mëlçisë vdesin dhe plagë shfaqen në vend të tyre. Organi mund të shërohet, por është një proces shumë i ngadalshëm. Sa më pak të pije një person, aq më i shpejtë do të jetë shërimi i tyre.

Një tjetër motivues i fortë mund të jetë ndryshimi në ngjyrën e lëkurës. Alkooli ndërpret qarkullimin e gjakut që çon në mungesë të oksigjenit në lëkurë. Si rezultat, alkooli e bën lëkurën të thatë duke çuar në shfaqjen e njollave dhe rrudhave të hershme.

Tretja fillon të përmirësohet. Alkooli rrit prodhimin e acidit në stomak. Me fjalë të tjera, stomaku “ha” vetë ngadalë. Meqë ra fjala, kjo është arsyeja pse njerëzit hanë më shumë kur pijnë alkool.

Njerëzit që kanë eksperimentuar me heqjen dorë prej alkoolit pohuan se deri në javën e 2-të, bëhet shumë më e vështirë për të refuzuar ftesat për t’u takuar me miqtë.

Njerëzit janë shumë entuziastë në fillim, por në javën e dytë, ata kanë nevojë për më shumë vullnet.

Java e tretë

Deri në javën e tretë, shenjat e dukshme të alkoolit (si rrathët e errëta poshtë syve dhe ënjtja e fytyrës) zhduken. Kjo është për shkak se sistemi urinar mund të funksionojë siç duhet tani.

Është më e lehtë të zgjohesh në mëngjes. Kur një person është pak i dehur, ata hyjnë në një fazë të thellë të gjumit menjëherë duke i lënë mënjanë fazat fillestare. Dhe kur përqendrimi i alkoolit në gjak bie, gjumi nuk është më i thellë dhe njerëzit zgjohen më shpesh.

Sapo alkooli të dalë tërësisht nga sistemi, cikli i tyre i gjumit bëhet i natyrshëm, gjë që e bën zgjimin më të lehtë.

Pirja pakëson prodhimin e pështymës që ndikon në gjendjen e dhëmbëve. Pra, nëse nuk pini alkool, ju keni një rrezik më të ulët të dëmtimit të dhëmbëve dhe smalti i dhëmbëve bëhet më i fortë.

Alkooli jo vetëm që vret dhimbjen, por edhe receptorët e shijes dhe ndjesinë e nuhatjes. Me kalimin e kohës, aftësia për të nuhatur dhe shijuar rimëkëmbet.

Java 4

Nëse një person ka peshë ekstra, masa e trupit zvogëlohet në mënyrë dramatike. Numrat janë individualë natyrisht, por mesatarisht, është rreth 2-3 kg në muaj. Sa më gjatë të mos pijë personi aq më tepër peshë do të humbasë.

Alkooli rrit presionin e gjakut. Nëse kjo ndodh shumë shpesh, ekziston rreziku i zhvillimit të hipertensionit. Njerëzit të cilët nuk pijnë alkool nuk e kanë këtë gjendje aq të shpeshtë. Dhe përveç kësaj, rreziku i zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare bie në mënyrë dramatike.

Lëkura bëhet shumë më e qartë. Aknet dhe acarimet e lëkurës zhduken. Kryesisht kjo ndodh për shkak se balanca e ujit në trup normalizohet dhe po kështu edhe qarkullimi i gjakut. Ngjyra e fytyrës bëhet më e barabartë, dhe shenjat zhduken.

Njerëzit kanë mendje më të qartë dhe punojnë në mënyrë më efikase. Ky është ndoshta ndryshimi më pak i dukshëm. Megjithatë, rezultatet e hulumtimit tregojnë se kur pini alkool rregullisht, truri i një personi fryhet pak dhe miliona qeliza të trurit vdesin për shkak të mungesës së oksigjenit. Këto ndryshime janë shumë të ngadalta, por të pakthyeshme.

A keni menduar ndonjëherë ta provoni këtë sfidë për të parë se çfarë ndodh me shëndetin tuaj? Apo të mos pini alkool fare?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...