Udhëzimi për siguracionin, si ndryshon çmimi dhe kur shoferëve do t’u rimbursohet tarifa

Zbatimi i sistemit të ri të siguracionit të makinave nisi nga 1 prilli i këtij viti.

Deri në hyrjen në fuqi të ligjit, që do të jetë 1 prilli i vitit 2020, shoferëve të makinave do t’i mbahet historiku i të dhënave të dëmeve.

Gazeta “Panorama” zbardh të plotë udhëzimin e miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si dhe boton tabelën e përcaktimit të klasave të dëmit që

do të jetë detyrim afishimi për çdo kompani, në mënyrë që të njihet nga qytetarët. Udhëzimi përcakton që shoferët të ndahen në 18 kategori të ndryshme.

Klasa hyrëse, pra, klasa që u jepet të siguruarve që nuk kanë historik në bazën e të dhënave, do të jetë do të jetë klasa e 13-të, për vitin e parë të vënies në zbatim të sistemit

bonus-malus. Udhëzimi përcakton edhe sesi do të jetë lëvizja e drejtuesve të makinave gjatë këtij viti për rastet kur kryejnë aksidente dhe e kundërta.

Kjo gjë do të sjellë: “Sistemi bonus-malus për kontratat e sigurimit të detyrueshëm motorik MTPL do të përdoret sipas algoritmit të mëposhtëm që në mënyrë të përmbledhur konsiston në: uljen e klasës së riskut me një klasë në rastet e të siguruarit që nuk shkakton asnjë dëm gjatë vitit të kontratës;

rritjen e klasës së riskut me 2 klasë nëse i siguruari bën një dëm gjatë vitit të kontratës; 5 klasë nëse bën dy dëme etj.”, thuhet në udhëzim. Kjo do të sjellë ulje të çmimit 50 për qind kur nuk kryhen aksidente dhe rritje 2 herë të çmimit nëse një shofer kryen aksident.

Në rast se një drejtues shet mjetin e tij apo makina ka dalë jashtë përdorimi ose çregjistrimit nga Regjistri i Drejtorisë së Përgjithshme të

Shërbimit të Transportit Rrugor (DPShTRr), të siguruarit i njihet e drejta e rimbursimit për pjesën e primit të paguar dhe të papërdorur si pasojë e skadimit të rrezikut të siguruar

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...