Ish velina e Xing me Ermalin,Kejvina Kthella disa javë më parë mes lotëve i tregoi të gjithëve se do të ndërpriste aventurën në emision , për të vazhduar karrierën në një televizion italian. Vendin e saj në emision e zuri velina e re, Belinda Dragoti.
Ermal Mamaqi, në fillim në puntatës së sotme tha me humor se ka punësuar një dedektiv për të parë nga afër këtë çështje.
“Dua të flas për lajmin e bujshëm të kohëve të fundit dhe nuk e kam fjalën për prezantimin e kryetarit të bashkisë, e as për protestat. Por flas për ngjarjen që tronditi shqiptarët kudo që ndodhen. Kejvina i komentoi Belindës në Instagram.
U çmend rrjeti… Komenti ishte: “Suksese yll i bukur”. Dhe unë vetë u çudita pak me thënë të drejtën dhe nuk e lashë me kaq, morëm një dedektiv privat dhe pamë çështjen nga afër. Ka diçka mes të dyjave…”,tha Mamaqi.
Përmes një xhirimi shihet Kejvina dhe Belinda teksa drekojnë sëbashku, madje ish-velina i tregon “sekretet” se si të jetë e suksesshme dhe të shfrytëzojë famën në favor të saj.