Po deshe merre rrugaçen dhe zhduku! Prindërit i mbyllin derën djalit pas tradhtisë së nuses

Merre po të duash rrugaçen dhe zhduku prej nesh”. Kjo ishte përgjigja që prindërit i dhanë Ademit ndaj kërkesës së tij për t’ia falur nuses tradhtinë ndaj tij dhe të ribashkohen. “Po more ti atë, më mirë na harro të gjithëve. Më mirë zhduku, ik jashtë shtetit”, i thanë prindërit Ademit, i cili u përlot në studio.

Vjehrri dhe vjehrra nga Kavaja dyshonin se nusja e tradhtonte djalin teksa ai ishte në Greqi, duke i instaluar asaj një program që i përgjonte telefonatat. “Nëna ime i kishte instaluar nuses një program që i regjistronte telefonatat dhe pasi i mora celularin në dorë dëgjova telefonatat e saja me një person tjetër. Zbulova atë që nuk duhej të zbuloja”, tha Ademi.

“Pash edhe foto të saja me atë djalin tjetër”. “Unë për të lehtësuar gjithçka shkova për pushime një javë në Sarandë për të qetësuar gjërat. Ndejtëm bashkë me vajzën atje dhe u kënaqëm”

“Ai djali që ajo ishte lidhur ishte nga një familje e mirë, por nuk donte që të lidhej me Besjanën”., tha Ademi live, ndërkohë që prindërit iu përgjigjen ashpër.

“Ti punoje në Greqi dhe ia sillje lekët asaj, kurse ajo të tradhtoi dhe i harxhonte me të tjerë. Ne jemi njerëz me fytyrë, nuk mund të pranojmë që ajo të bredhë burrë më burrë dhe të kthehet tek djali ynë sërish”, tha babai i Ademit në transmetim live.

Gjatë bisedës që zhvilluan në studio dhe pas ndërhyrjeve të moderatores, Arbana Osmani, prindërit e Ademit nuk pranuan që ai të kthehej përsëri me Besjanën, pasi veprimi që ajo kishte bërë ishte i pafalshëm.

“Nëse do të krijosh në familje të re do të të mbështesim me çfarë të kemi, por nëse kthehesh përsëri me të me ne nuk do të keni më punë. Ne të mbështesim për çdo gjë, por që të kthehesh me Besjanën jo, atëherë për ne do të jesh i vdekur”, thanë prindërit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...