Gazetari që e duan të gjithë shqiptarët/ Marin Mema mesazh politikanëve: Sa të thellë i paskeni patur xhepat, dreqi e mori

Gazetari Marin Mema thotë se Shqipëria ka gjithçka që i duhet për të qenë një oaz i zhvilluar por mundësitë e saj ose nuk shfrytëzohen ose masakrohen nga ata që ai i cilëson si ‘grykës’.

Më tej ai thotë se përgjegjës për këtë janë padyshim ata që kanë parë e shohin xhepat e tyre. E në fakt, kush më shumë se sa politikanët e këtij vendi?!!

“Sigurisht nëse Shqipëria do të ishte një vend i shkretë apo i mangët në mundësi do të duhej të ngrinim supet e të pranonim realitetin ! Fundja asgjë nuk ndryshohet me shkop magjik e as me fantazi të momentit!

Por Shqipëria ka gjithçka për të qenë një oaz i zhvilluar edhe pse sot mundësitë e saj shfrytëzohen pak , aspak apo masakrohen nga grykësit !

Ky vend me histori, me pasuri natyrore, minerare, kulturore e njerëzore endet në udhëkryqe që nuk po mbarojnë kurrë ! Brezat po shkojnë ndërsa ne vazhdojmë të vrapojmë në vend në mos edhe pas ! E për këtë padyshim janë përgjegjës nga të gjitha anët, të gjithë ata që kanë parë e shohin xhepat (që sa të thellë i paskan patur dreqi e mori) e interesat personale !

Më dhimbset vendi im sepse meriton më shumë , meriton të eci me hapin a atyre që e duan vërtetë e që kanë ndershmërinë, vullnetin e pastërtinë e nevojshme ta bëjnë këtë ! Janë padyshim shumica dërrmuese që duhet të kuptojë forcën e tyre!

Janë nënat, baballarët, gjyshërit, fëmijët, janë mjekët, mësuesit, ushtarakët, minatorët, agronomët e veterinerët, jane policët, naftëtarët, janë inxhinerët, janë të gjithë ata pensionistë që kanë dhënë vitet me ndershmëri për këtë vend, janë studentët me ngjyrat e tyre dhe të gjithë ata që i ndjejnë vështirësitë e jetës çdo ditë.

Nuk më intereson asnjë ngjyrë, por vetëm shqiptarët e thjeshtë. Ata që i kam takuar në këto vite gjithkund e që i takoj edhe sot njësoj duke i parë në sy! Është krenari ti shohësh njerëzit në sy e të mos përpiqesh të ndrrosh rrugë!

Për mua kjo është pasuria më e madhe, jeni Ju të gjithë dhe ngjyrat e flamurit më të bukur në botë”, shkruan Marin Mema.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...