Esma Shehu është emri i gruas që ka lindur 13 fëmijë. Ajo mund të cilësohet si një nënë heroinë sepse vetëm pak ditë, pasi sillte në jetë fëmijët e saj fillonte të punonte.
Sot Esmaja është 86-vjeç dhe është ende një grua e fortë. Gjatë një interviste ajo ka treguar se secilin prej fëmijëve të saj e ka lindur në shtëpi dhe se nuk ka pasur as mjek afër dhe as mami, por e kanë ndihmuar kunatat e saj.
Më tej ajo ka treguar:
Kam 13 fëmijë pesë djem e tetë vajza. I kam lindur në shtëpi, nuk kishte në atë kohë doktor. Më ndihmonin kunatat për të lindur. Lindja sot për pesë ditë ngrihesha e bëja punët e shtëpisë, lopët duheshin mjelë, donin barë, viçi… rrobat i lanim në lum nuk kishim atëherë lavatriçe, ishim kallaballëk, ishim 30 veta së bashku me fëmijët.’’
E moshuara ka treguar edhe se në ato kohë kishin për të ngrënë, por problem ishin rrobat.
Ajo ka vazhduar duke thënë:
Për të ngrënë kishim, rroba nuk kishim atëherë. Më ndihmoi Zoti se kujt t’i kërkoja ndihmë, mirë keq u rritën. Me burrin kam kaluar mirë shumë. Unë isha xheloze se kisha merak.”
Çka mund të thuhet si përfundim është se kjo e moshuar nga dhënë një leksion të madh për të rinjtë, duke treguar se pavarësisht çdo situate nuk duhet të dorëzohen.