‘E ëma kishte lidhje jashtëmartesore, Bleona Matën e mori babai biologjik’/ Dëshmia e të atit të të akuzuarës

Emisioni ‘Pa Gjurmë’ mbrëmjen e sotme në Report Tv publikoi dy dëshmi të reja në lidhje me zhdukjen e Bleona Matës në vitin 2010. Pasurim Mata, që është babai i

Qamile Matës, njërës prej pesë vajzave të akuzuara nga Bukurie Mata që kanë lidhje me rrëmbimin e vajzës jep një tjetër pistë që nuk është lakuar asnjëherë deri tani. Ai thotë se Bleona Matën e rrëmbeu babai i saj biologjik, pasi Bukurie Mata kishte një lidhje jashtëmartesore.

Historia e Bleona Matës së zhdukur më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtinë në mal sëbashku me 5 vajza të afërme të saj vijon që të jetë në qendër të opinionit publik. Pak javë më parë emisioni ‘Pa Gjurmë’ publikoi foton se si mund të jetë Bleona aktualisht, 16-vjeçe, ndërsa sot zbulon detaje të reja.

Qamile Mata (kushërira e Bleonës) e akuzuar nga Bukurie Mata, si njëra nga pesë vajzat që kishte gisht rrëmbimin e vajzës së saj thotë se vërteta është krejt ndryshe dhe shton se është gati që të përballet me nënën LIVE. Ndërsa babai i Qamiles, Pasurim Mata shprehet se personi që e ka rrëmbyer vajzën ka qenë i dashuri i Bukurie Matës,

pasi sipas tij, ajo kishte një lidhje jashtëmartesore, fryt i së cilës ka qenë edhe Bleona. Pasurim Mata thotë se i dashuri i mori vajzën Bukurie Matës,

pasi kjo e fundit nuk pranonte që të dilte në takim. Pas vitit 2010 kur u denoncua ngjarja që vijon ende të jetë e pa zbardhur, Bukurie Mata u divorcua nga bashkëshorti.

Intervista me Pasurim Matën
Pasurim Mata: Ajo i ka bërë edhe në prokurori, gjykatë dhe polici dhe vajza (Qamilja) nuk ka asnjë lloj faji. Turpi është se ajo një moshë ishte me atë, si Bleona 6-vjeçe apo Qamilja 13-vjeçe, ka ikur pas ajo vajza. Vetëm tek ajo (nëna), të gjitha janë fajet.

Cfarë dyshohet se e ka marrë një person tjetër?
Pasurim Mata: Po! Edhe që ka pasur lidhje me atë

Por si e ka emrin?
Pasurim Mata: Por nuk e di. Nuk kam lënë vend pa e kërkuar dy vite, unë e kam rritur më tepër atë vajzë. E kam larë e kam vendosur në gjumë, ajo hiç me e ditur nëse ka pasur vajzë apo jo. Ta kisha gjetur kush është kisha marrë armën dhe e kisha hequr. Burrnore, por nuk e di ku është
Pse dyshohet se e ka marrë ai?

Pasurim Mata: Dyshohet. Se nuk dilte në takim me atë dhe i mori vajzën dhe ajo do të vijë pas. Kjo është pika kyçe, që ka pasur lidhje me atë, nuk ka dalë takim dhe njatjeta…

Bleona ka baba tjetër biologjik, jo Zamirin?
Pasurim Mata: Tjetër. Ka qenë tip i lëvizshëm ajo. Emrin e Qamiles ma hiq nga lista se boll 9 vite se e luajtët nga mend
Intervista me Qamile Matën
Qamile Mata: Cdo ditë jeni duke më përmendur emrin.

Të lutem mos më nxirrni probleme me burrin. Kanë kaluar 9 vite dhe prej 2 vitesh jam e martuar. Ju gjeni cikën, nuk keni punë me mua. Nëna le të vijë me mua aty LIVE, jo të më përmendë emrin. Ju e dini fort mirë. Bukuria po shpif. Unë nuk kam asnjë faj në atë punë. Ajo erdhi pas meje, unë nuk kam asnjë faj në atë punë
Ku e çove vajzën?

Qamile Mata: Ajo erdhi pas meje, si mbaj mend gjërat fort mirë. Unë jam e martuar kam një djalë, ju lutem mos më prishni martesën. Mos më përmendni emrin. Unë kam punë vetëm me policinë dhe policia i di të gjitha gjërat. Ditën e mirë, kalofshi mirë.
d.ba./r.k.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...