Vajzat e një klase, të moshës 10-11-vjeçare, mbajnë çdo ditë në shpinë një shoqen e tyre e cila nuk i ka të dyja këmbët.
Grupi i vajzave nga Provinca Guizhou në Kinë e kanë lëvizur nëpër shkollë Liu Xiaofen, çdo ditë për 5 vite rresht.
Një nga një, nxënëset e klasës së Liu-t mbajnë radhën për të mbajtur në shpinë shoqen e tyre e cila i ka humbur të dyja këmbët pasi u përplas nga një furgon.
Mirënjohëse për përkrahjen që ka gjetur, Xiaofen thotë se nuk di si t’i falenderojë shoqet e saj për kujdesin që kanë treguar ndaj saj.
Ajo është shprehur:
Më shumë se 20 vajza të klasës më kanë mbajtur. U jam shumë mirënjohëse shoqeve të klasës dhe mësuesve për ndihmën. Do mësoj shumë që kur të rritem të jem një person i dobishëm dhe të mund të bëj më të mirën për të ndihmuar të tjerët.”
JOQ Albania