Jeton diku një grua: 30 vjeçe, pa fëmijë. Njerëzit e pyesin, “Çfarë po pret moj bijë?”…

Merru me barkun tënd…

Jeton diku një grua: 30 vjeçe, pa fëmijë. Njerëzit e pyesin, “Akoma nuk ke fëmijë?”

Përgjigja e saj varion nga dita në ditë, por zakonisht përfshin buzëqeshje të detyruara vetëpërmbajtje.

“Jo, ende jo”, thotë ajo me një nënqeshje, duke e fshehur frustrimin e saj.

“Epo, derikur do prisni?! Ju i dini vetë punët tuaja, por ora ecën,” thotë e urta para se të niset, e lumtur me veten që po jep këshilla kaq të vlefshme. Zonja e urtë merr udhën e saj. Gruaja mban buzëqeshjen e forcuar në fytyrë.

Por vetëm… kur ajo është vetëm, qan…

Ajo qan, sepse ajo ngeli 4 herë shtatzënë dhe i humbi që të gjithë.

Qan, sepse filloi përpjekjet për një fëmijë që natën e parë të martesës dhe kjo ishte 5 vite më parë.

Qan, sepse ish-gruaja e bashkëshortit të saj ka mundur t’i japë atij fëmijë. Qan, sepse ajo me dëshpërim të madh dëshiron që të provojë metodën in vitro, por ajo nuk mund ta përballoje depozitën.

Ajo qan, sepse e ka provuar tashmë këtë metodë disa herë rresht por prapë nuk ka fëmijë.

Qan, sepse shoqja e saj e ngushtë nuk do të bëhej një zëvendësuese për procesin. Sepse ajo tha: “Do të ishte e çuditshme”.

Qan sepse sepse mjekimi i saj parandalon shtatzëninë. Qan, sepse kjo temë shkakton shumë acarim në martesën e saj.

Qan, sepse mjeku tha se ajo është mirë, por thellë brenda vetes, ajo e ndjen se është ajo vetë problemi. Qan, sepse bashkëshorti i saj fajëson veten për këtë dhe kjo ndjenjë e fajit e bën atë një person të vështirë për të kaluar jetën me të.

Qan sepse të gjitha motrat e saj kanë fëmijë. Qan sepse njëra prej motrave të saj madje as që donte fëmijë. Qan, sepse mikja e saj e ngushtë është shtatzënë. Qan sepse është e ftuar sërish tek një tjetër “baby shower”.

Qan sepse mamaja e saj vazhdon të pyesë “Moj vajzë, çfarë je duke pritur?” Qan sepse, vjehrri dhe vjehrra e saj duan të bëhen gjyshër.

Qan, sepse komshinjtë e saj kanë binjakë dhe i trajtojnë kaq keq. Qan, sepse një 16 vjeçare mbetet shtatzënë pa u munduar fare.

Qan, sepse ajo është një teze e mrekullueshme. Qan, sepse tashmë ajo i ka zgjedhur edhe emrat.

Sepse në shtëpinë e saj një dhomë është bosh. Qan, sepse në trupin e saj ka një hapësirë boshe. Qan, sepse ka kaq shumë për të ofruar. Qan, sepse ai do të ishte një baba i mrekullueshëm. Qan, sepse ajo do të ishte një nënë e shkëlqyer, por nuk është.

Dikund tjetër gjendet një tjetër grua: 34 vjeçe, 5 fëmijë. Njerëzit i thonë asaj: “Pesë? Oh Zot, shpresoj t’i keni dhënë fund!”

Dhe pastaj qeshin … sepse ato lloj komentesh janë qesharake. Gruaja qesh gjithashtu por jo me zell. Ajo ndryshon temën, siç e bën gjithmonë dhe e hedh menjanë mosrespektin.

Por një ditë tjetër. Ajo vetëm qan …

Qan, sepse është sërish shtatzënë dhe ndjen sikur i duhet ta fshehë gëzimin. Qan, sepse ajo gjithmonë e ka dashur një familje të madhe dhe nuk e kupton se përse njerëzit i shqetëson kjo gjë.

Qan, sepse nuk ka motra dhe vëllezër dhe ndërsa ishte fëmijë ndihej plotësisht e vetmuar. Qan, sepse gjyshja e saj kishte 12 fëmijë dhe gjithmonë donte që të ishte si ajo. Qan, sepse nuk do ta imagjinonte jetën pa fëmijët e saj, por njerëzit e konsiderojnë këtë si një ndëshkim.

Qan, sepse nuk do që të tjerët të ndjejnë keqardhje për të. Qan sepse njerëzit mendojnë se ajo nuk është ajo që do të donte të ishte. Qan, sepse njerëzit supozojnë që ajo është thjesht e papërgjegjshme.

Qan, sepse ata besojnë se atë nuk e dëgjon njeri. Qan, sepse ndihet e keqkuptuar. Qan, sepse është lodhur së mbrojturi zgjedhjet e saj private.

Qan, sepse ajo dhe bashkëshorti i saj janë plotësisht të aftë për ta mbështetur familjen e tyre, por me sa duket kjo nuk paska rëndësi. Qan, sepse është lodhur nga komentet “qesharake”.

Qan, sepse ajo shikon vetëm punën e saj. Qan, sepse do të dëshironte që edhe të tjerët të shihnin punën e vet gjithashtu. Qan sepse ndonjëherë ajo vë në dyshim edhe veten e saj dhe mendon nëse do të duhej të ishte mjaftuar me dy fëmijë.

Qan, sepse të tjerët janë të gatshëm të kritikojnë por ngurrojnë për të ofruar ndihmë. Qan, sepse është lodhur nga shikimet gjykuese. Qan sepse njerëzit janë të pasjellshëm. Sepse kaq shumë njerëz kanë mendime për jetën e saj private. Qan sepse e vetmja gjë që ajo kërkon është të jetojë në paqe.

Një grua tjetër: 40 vjeçe, një fëmijë. Njerëzit i thonë: “Vetëm një? A nuk do të kesh më?”

“Jam e lumtur me të vetmin që kam”, thotë ajo me qetësi, një përgjigje e përsëritur kush e di se sa herë.

Mjaft e besueshme. Por askush nuk do ta besonte se ajo kur është vetëm, qan …

Qan sepse shtatzania e saj ishte një mrekulli. Qan sepse djali i saj ende kërkon një vëlla apo motër. Qan, sepse gjithmonë ka dashur të paktën tre fëmijë.

Qan sepse shtatzënia e saj e dytë duhej të ndërpritej për të shpëtuar jetën e saj. Qan, sepse mjeku i saj thotë se do të ishte “rrezik i madh”. Qan, sepse ajo po përpiqet të kujdeset për atë që ka.

Sepse ndonjëherë ndihet sikur ka dy. Qan, sepse burri i saj nuk do ta favorizonte idenë e të pasurit dy. Qan sepse burri i saj vdi.q dhe nuk e ka gjetur më dashurinë.

Qan sepse familja e saj mendon se 1 është i mjaftueshëm. Qan, sepse ajo i është futur thellë karrierës së saj dhe nuk mund të bëjë hapa pas. Qan, sepse ndihet egoiste. Qan, sepse ajo ende nuk e ka humbur peshën trupore që nga shtatzënia e saj e parë.

Qan sepse depresioni i saj i paslindjes ishte kaq intensiv. Qan, sepse ajo nuk mund ta imagjinojë ta kalojë atë situatë përsëri. Qan, sepse ajo ka probleme shëndetësore dhe shtatzënia vetëm sa do t’i përkeqësonte ato.

Qan sepse ajo ende lufton me buliminë. Qan sepse ajo duhej të kishte një histerektomi. Qan sepse ajo dëshiron një fëmijë tjetër, por nuk mund ta ketë.

Këto gra janë kudo. Ato janë fqinjet tona, miket tona, motrat tona, bashkëpunëtoret tona, kushërirat tona. Atyre nuk u duhen këshillat dhe mendimet tona. Barku i tyre është i tyre. Le t’i respektojmë ato. ~ Nadirah Angail

Ndonjëherë, u themi fjalë njerëzve të tjerë të cilat s’kanë kuptim as për ne, vetëm për të mbushur atë heshtjen që krijohet midis bisedave. Vetëm për të thënë diçka. Dhe ne nuk e kemi as më të voglën ide sesi njerëzve mund t’u shembet bota nga këto fjalë tonat të hedhura ashtu, sa për të thënë diçka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...