Një 6-vjeçar, që shtypi pa dashje me biçikletë një zog pule, u është lutur mjekëve në spital që ta shpëtojnë.
Prej gjestit të tij të ndjerë tashmë e gjithë India e njeh vogëlushin Derek C Lalchhanhima.
I vogli u mërzit për zogun dhe iu lut prindërve që ta shpëtonin, edhe pse ai kishte ngordhur.
Por, kur e pa që asgjë nuk po ndryshonte, Derek e mori zogun në dorë dhe u nis për në spital ku iu lut mjekëve që ta shpëtonin.
Në një dorë ai mbante shpendin e ngordhur dhe në tjetrën vogëlushi mbante një kartëmonedhë të cilën e kishte kursyer vetë.
Fotoja e tij me fytyrën e trishtuar tashmë është bërë virale në internet pasi babai i tij e postoi fillimisht në Facebook.
Shkolla e tij u impresionua nga dhembshuria që tregoi dhe për këtë arsye i dhanë një çmim për mirësinë e tij. JOQ Albania