“Dreqi e mori, sa të thellë i paskan xhepat”, Marin Mema shpërthen ndaj politikanëve: E çuat Shqipërinë pas

Gazetari Marin Mema, nëpërmjet një postimi në Facebook ju ka drejtuar një thirrje shqiptarëve, për t;ju ndjerë krenarë për veten dhe flamurin e tyre. Mema thotë se meritojmë më shumë si popull, por politikanët na kanë vjedhur.

“Sigurisht nëse Shqipëria do të ishte një vend i shkretë apo i mangët në mundësi do të duhej të ngrinim supet e të pranonim realitetin ! Fundja asgjë nuk ndryshohet me shkop magjik e as me fantazi të momentit !

Por Shqipëria ka gjithçka për të qenë një oaz i zhvilluar edhe pse sot mundësitë e saj shfrytëzohen pak , aspak apo masakrohen nga grykësit! Ky vend me histori, me pasuri natyrore, minerare, kulturore e njerëzore endet në udhëkryqe

që nuk po mbarojnë kurrë ! Brezat po shkojnë ndërsa ne vazhdojmë të vrapojmë në vend në mos edhe pas! E për këtë padyshim janë përgjegjës nga të gjitha anët, të gjithë ata që kanë parë e shohin xhepat (që sa të thellë i paskan patur dreqi e mori) e interesat personale!

Më dhimbset vendi im sepse meriton më shumë , meriton të eci me hapin a atyre që e duan vërtetë e që kanë ndershmërinë, vullnetin e pastërtinë e nevojshme ta bëjnë këtë ! Janë padyshim shumica

dërrmuese që duhet të kuptojë forcën e tyre! Janë nënat, baballarët, gjyshërit, fëmijët, janë mjekët, mësuesit, ushtarakët, minatorët, agronomët e veterinerët, jane policët, naftëtarët, janë inxhinerët, janë të gjithë ata pensionistë që kanë dhënë vitet me ndershmëri për këtë vend, janë studentët me ngjyrat e tyre dhe të gjithë ata që i ndjejnë vështirësitë e jetës çdo ditë.

Nuk më intereson asnjë ngjyrë, por vetëm shqiptarët e thjeshtë. Ata që i kam takuar në këto vite gjithkund e që i takoj edhe sot njësoj duke i parë në sy!

Është krenari ti shohësh njerëzit në sy e të mos përpiqesh të ndrrosh rrugë! Për mua kjo është pasuria më e madhe, jeni Ju të gjithë dhe ngjyrat e flamurit më të bukur në botë!”, shkruan Mema.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...