BUSHATI MUND TË JETË KRYEMINISTËR…?

420

Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj deklaroi mbrëmjen e djeshme në emisionin “360 Gradë” se krizën politike mund ta shpëtojë një qeveri tranzitore.

Malaj propozoi ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushatin si kryeministër të qeverisë tranzitore, teksa tha se mund të jetë një kandidaturë shumë interesante.

PJESË NGA BISEDA

Malaj: Nëse do bëhet një vendimmarrje për të çuar në qeveri tranzitore, do të bëhet tek Partia Socialiste. PS-ja ka memorie të paparë. Nuk të fal në 2000 kur Erjoni i bëri katarsis me “Mjaft-in” atëherë dhe kishte një pjesë të njerzëve, që u prekën. Janë disa rryma brenda që e shohin PS-në si familjen e saj.

Zheji: Si vasili i cili ju sheh ende si pjesë të PS-së.

Malaj: Ne jemi të majtë në ideologji, por në kauzën e madhe që po ndodh sot në këtë komb duhet të bëjmë zgjidhjen e problemit. Zoti Bushati mund të jetë një kandidaturë shumë interesante për qeverinë tranzitore.